Ngjarjet e ditës: 4 korrik 2019

  • 08:00

    Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili merr pjesë në përurimin e pajisjeve të reja të Klinikës së Kirurgjisë Maksifaciale. (Klinika e Kirurgjisë, QKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për medie lidhur me veprimet që institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Delegacionin Shtetëror. (Zyra e KDI-së, Rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi (MKRS) do të bëjë përurimin e Stadiumit në komunën e Hanit të Elezit. (Hani i Elezit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në nderim të 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, Garda Ceremoniale e FSK-së do ta bëjë ngritjen e flamurit amerikan në sheshin që mban emrin e ish-presidentit Bill Clinton. Aktiviteti organizohet nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe FSK-ja. (Dardani, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (i ftuar ministri Rasim Demiri); si dhe për Zyrën e Kryeministrit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Xhongleri Agim Agushi, rekordmen i librit Guinness, do të përpiqet të thyejë një tjetër rekord.  (Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”, Viti)

  • 11:00

    Drejtoria Komunale për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan organizon takim me pronarët e autokombajnereve (Kuvendi Komunal, Gjilan)

  • 13:00

    Komuna e Kamenicës shpall rezultatet e konkursit “Ndërtimi i Bulevardit në komunën e Kamenicës”. (Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati”, Kamenicë)

  • 13:30

    Mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të nënkryetarit të Komunës së Drenasit, Gani Sylaj. ( Kuvendi Komunal, Drenas)

  • 15:00-15:45

    Nën patronatin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, organizohen homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të nënkryetarit të Komunës së Drenasit, Gani Sylaj. (Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Nën patronatin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të nënkryetarit të Komunës së Drenasit, Gani Sylaj. (Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00 - 20:00

    Federata e Ping-Pongut e Kosovës organizon seminar për trajnerë me ekspert ndërkombëtar. Seminari nis me ushtrimet e pasdites (ora 16:00) në palestrën e shkollës “Tefik Çanga” për të vazhduar me pjesën teorike (nga ora 20:00) në Hotel “Bolero”. (Shkolla “Tefik Çanga”/ Hotel “Bolero”, Ferizaj)

  • 18:00

    Përurohet ndërtesa e re e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë; dhe organizohet pritje për nder të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së. (Ndërtesa e re e Ambasadës së ShBA-së, Arbëri, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 19:00

    Bëhet varrimi i nënkryetarit të Komunës së Drenasit, Gani Sylaj. (Kizharekë, Drenas)

  • 20:00

    Fillon edicioni i 7-të i Festivalit te Arkitekturës në Kosovë. Tema e sivjetme është “Qyteti Paralel” dhe shpërfaq dukuritë urbane në qytetin e Prishtinës. (Kino “Armata”, Prishtinë)

  • 21:00

    Për nder të Ditës së Pavarësisë së ShBA-së organizohet koncert me orkestrën e Montclair State University nga New Jersey, të prirë nga Merita Halili dhe Raif Hyseni. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)