Ngjarjet e ditës: 17 korrik 2019

  • 10:00

    Bëhet dorëzimi i peticionit për heqjen e homologimit në Kuvend. Peticioni është nënshkruar nga më shumë se 10 000 qytetarë. (Hyrja e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 12:30

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht shpall shitjen e aseteve përmes likuidimit nr. 48. Ofertat dorëzohen nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Kurse hapja e ofertave do të bëhet nga ora 12:30. (Hotel “Grand”, Prishtinë)

  • 10:00

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF organizon konferencë shtypi pas rastit të vdekjes së fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë-Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mban konferencën “Lansimi i planit të Integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes”. Marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha; ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad etj. (Ministria e Mbrojtjes, Prishtinë)

  • 10:30

    Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Gjykatës Themelore, Gjilan)

  • 11:00

    Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Azgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizon panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin do të marrin pjesë  32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës. (Sheshi para Teatrit, Gjilan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, respektivisht Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, lansojnë fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”. (Pika kufitare në Merdar) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić pret në takim Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut Goran Milevskin.(Ndërtesa e re e Qeverisë (ish – Rilindja), kati i 13-të)

  • 11:00

    Policia e Kosovës mban konferencë për medie, ku do prezantohet raporti gjashtëmujor janar-qershor  duke u fokusuar edhe në aktivitetet më të rëndësishme të policisë gjatë kësaj periudhe. (Stacioni policor “Qendra”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Partia Socialdemokrate mban konferencë për medie. (Zyrat e PSD-së, Arbëri) 

  • 12:00

    Komuna e Rahovecit organizon akademi për përkujtimin e “Epopesë së Korrikut 1998’’. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec)

  • 13:00

    Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2020 me banorët e fshatit Hoçë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës “Xhelal Hajda”, Hoçë e Madhe)

  • 15:00

    Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Malishevës. (Malishevë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Lëvizja Vetëvendosje organizon pritje për bashkatdhetarët nga mërgata. (Zyra e VV- së, Prishtinë)

  • 19:00

    Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2020 me banorët e lagjeve III dhe IV. (Shkolla fillore “Isa Boletini”, Rahovec)

  • 23:00

    Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon muzikë me Janex nga New York-u me muzikën e saj indie-pop/dance (Parku i qytetit, Pejë)