Ngjarjet e ditës: 8 korrik 2019

  • 10:00

    Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi mes Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Zyrës së Koordinatores për Zhvillim të OKB-së (UNDCO). (Oda Ekonomike e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet ceremonia zyrtare e  funksionalizmit të Departamentit Special në Gjykatën Themelore dhe atë të Apelit. (Gjykata Themelore Prishtinë, Pallati i Drejtësisë)

  • 10:00

    Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) organizon konferencën me temën Projektligji i Punës, të metat dhe përparësitë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të jetë mikpritës i delegacionit të Komisionit homolog nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 10:30

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, viziton Konunën e Gjakovës dhe merr pjesë në fillimin e disa projekteve infrastrukturore.

    Agjenda:

    10:30 – Takim me kryetarin e Komunës, Ardian Gjini, në ndërtesën e komunës.

    10:50 – Fillimi i punimeve në rrugën Meqe – Cermian;

    11:30 – Fillimi i punimeve në rrugën Kralan – Shqiponjë;

    12:00 – Fillimi i punimeve në rrugën e Cufadolit;

    12:45 – Përfundimi i punimeve në rrugën Damjan – Bishtazhin. ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) mban ceremonimë e ndarjes së çmimeve për Artet Pamore “Muslim Mulliqi”. (Kabineti i ministrit, MKRS) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizatat BGF, GAP, GLPS dhe INDEP mbajnë konferencë për të prezantuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj padisë për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për moslejim të qasjes në dokumente zyrtare për termocentralin “Kosova e Re”. (Zyret e BGF, afër Librarisë “Buzuku”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, lidhur me hidrocentralet dhe gurthyesit. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, shqyrton Projektligjin për Diasporën. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Punëtorët e Lotarisë protestojnë me kërkesë miratimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizatorët e edicionit të dhjetë të Festivalit të Filmit të Animuar në Kosovë – Anibar mbajnë konferencë për medie, ku do të shpaloset programi. (Kinemaja “ABC” në Prishtinë)

  • 11:00

    Bëhet asfaltimi i rrugës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj. (Rruga “Gursel e Bajram Sylejmani”, Ferizaj)

  • 12:00

    Kryetari i Degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha, mban konferencë për medie me temën “Keqpërdorimet në Komunën e Pejës dhe të gjeturat e Auditorit Gjeneral për qeverisjen komunale”. (Zyrat e AAK-së, sheshi “Shkëlzen Haradinaj”, Pejë)

  • 12:00

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë për medie lidhur me gjendjen e ujit të pijshëm. (Zyra e kryetarit, Gjilan)

  • 13:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi diskuton rreth organizimit të dëgjimeve publike nga grupet punuese lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë protestojnë kundër baltës, pluhurit, zhurmës dhe problemeve të tjera që ka kjo lagje, e që po neglizhohen nga Komuna e Prishtinës. (Rr. “Muharrem Fejza”, Lagjia e Spitalit, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00 / 20:20

    Komuna e Rahovecit mban dëgjime publike për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 me banorët e fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol (ora 19:00). Kurse në ora 20:20 mbahet takim me banorët e fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor.  (Shkolla “Rilindja”, Çifllak / Shkolla “Mustafë Ibishi”,  Kramovik)