Ngjarjet e ditës: 2 korrik 2019

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C301***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kolegji UBT nënshkruan marrëveshje me kompaninë “EON Reality Inc”, për krijimin e Qendrës për realitet virtual dhe të shtuar (AVR Cluster Center). (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Agjencia e metrologjisë ka bërë verifikim e peshoreve të mëdha në Sllatinë. (Sllatinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor mban mbledhje. Shqyrtohen Projektligji për Produkte Biocide; Projektligji për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit dhe raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale. (Kuvendi i Kosovës, Salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e fillimit të punimeve në rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10-të hekurudhore, Prishtinë-Hani i Elezit. Marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj (Stacioni Hekurudhor, Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim shqyrton Projektligjin për Hetim Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Nën organizimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa mbahet mbledhje komemorative për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare dhe të LDK-së, Skënder Gashi. (Teatri Kombëtar, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete… lidhur me gjendjen në administratën në Drejtësi, si dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave. (Kuvendi i Kosovës, Salla C405) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune në Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT – Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë. (Ndërtesa e KOSTT-it, përballë Katedrales “Nënë Tereza”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet ceremonia e varrimit të prof.dr. Skënder Gashi, veprimtar i çështjes kombëtare dhe i LDK-së. (Fshati Mramor, komuna e Prishtinës)

  • 15:00

    Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, viziton Degën e PDK-së në Podujevë. (Sheshi i Dëshmorëve, Podujevë)

  • 18:00

    Partia Fjala mbanë Kuvendin e parë zgjedhor. (Restaurant “Hareja”, ish “Pallma”, Vushtrri)

  • 19:00

    Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës hap Ekspozitën “Figurat kombëtare shqiptare dhe familjet aristokrate në veprat e artistëve evropianë”. (Muzeu Kombëtar, Prishtinë)

  • 19:00

    Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, dhe ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Finlandës të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Restorant “Collection”, Rr. “Shefqet Shkupi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.