Ngjarjet e ditës: 5 korrik 2019

  • 09:30

    Pronarët e kiosqeve në Prishtinë protestojnë para nisjes së mbledhjes së Kuvendit Komunal, pasi kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga kryetari Shpend Ahmeti. (Para ndërtesës së Komunës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Instituti i Kosovës për Sport mbajnë debat lidhur me temën “Çfarë përfitimesh sjell zbatimi i Ligjit për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë”. (Objekti i OEK-ut, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi i Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës hap një ekspozitë për të të shënuar 14-vjetorin e themelimit.  (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhjen e gjashtë për këtë vit. Në rend dite është revidimi i planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re” etj. (Kuvendi Komunal, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e përurimit të MediaLabit, një studio televizive për Departamentin e Gazetarisë në UP, financuar nga Ambasada e ShBA-së. (Fakulteti i Filologjisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Fushë-Kosovës mban debat publik lidhur me buxhetin 2020-2022. (Komuna e Fushë-Kosovës)

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, mban konferencë për shtyp lidhur me punën 6-mujore. (Komuna e Suharekës)

  • 10:00

    Komuna e Prizrenit do të mbajë debat publik gjatë të cilit do të prezantohet dhe do të diskutohet projekti “Sheshi i Bazhdarhanes”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Prizren)

  • 10:00

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me USAID-in organizojnë ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të granteve investive me disa përfitues për sektorin e pemëve të imta. (Kompania “Laberion”,  Sekiraqë, Podujevë)

  • 10:00 - 16:15

    Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, viziton Gjakovën.

    Agjenda:

    10:00 – Vizitë në “BoneVet”;

    11:00 – Kongresmeni Engel merr pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës Ponoshec – Qafë Morinë;

    16:15 – Kongresmeni Engel vendos kurorave me lule te Sheshi “Tom Lantos”;

    16:30 – Kongresmeni Engel takon kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini (Objekti i Komunës).

  • 10:30

    “Caritasi” zviceran i dhuron pajisje Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për analizat dhe testimin e cilësisë së mjaltit dhe të polenit. (Laboratori i AUV-it)

  • 11:00

    Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës shënon 14-vjetorin e themelimit të tij. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Promovohet ribotimi i librit “Kështu foli Tahir Zemaj” – pjesa e parë dhe e dytë. (Kino “Armata”, Prishtinë)

     

  • 11:00

    Federata e Sporteve Universitare të Kosovës mban konferencë për media, me rastin e mbajtjes së ngjarjes ndërkombëtare sportive dhe kulturore “Universiada Botërore Verore”, në të cilën marrin pjesë edhe dy sportistë të Kosovës. (Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit)

  • 11:00

    Nisin punimet në rrugën R6-N6, Talinoc i Muhaxherëve – Bibaj. Merr pjesë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj; kryetari i Ferizajt, Agim Aliu etj. (Fshati Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet konferencë në 29-vjetorin e okupimit të RTP-së. (Kino “ABC”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së atdhetarit dhe intelektualit Xhemshit Duriqi. (Teatri Kombëtar, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    “Artmotion” mban konferencë për medie për të njoftuar se ka marrë ekskluzivitetin e rreth 40 kanaleve televizive. (Objekti i Klan Kosova, Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), me projektin PPSE dhe Komunën e Prizrenit, bëjnë lansimin e paragllajdingut si produkt i ri turistik në zonën e Prizrenit. (Cvilen, Prizren)

  • 12:00

    Misioni i OSBE-së përmbyll kampin rinor për restaurimin dhe dokumentimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Letnicë. (Mulliri i Frok Dokiqit në Letnicë, komuna e Vitisë)

  • 13:00

    Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e Vetëvendosjes, Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Verbicë e Zhegocit – Gjilan. (Te lapidari në Verbicë të Zhegocit, Gjilan)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban mbledhje. (Ndërtesa e kuvendit, Salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publike banor të fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Rahovecit për  vitin 2020. (Qendra Rinore në fshatin Krushë e Madhe)

  • 19:00

    Komuna e Klinës organizon festivalin kulturor “Camping Fest”. (Fshati Dresnik, Klinë)

  • 20:00

    Mbahet ceremonia hapëse e Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, organizuar nga OJQ “Germin”. Fjalë rasti do të mbajnë Mytaher Haskuka, kryetar i Komunës së Prizrenit; Lazim Destani, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare etj. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, Prizren)

  • 20:20

    Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik me banorët e fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc për përgatitjen e  buxhetit komunal për vitin 2020. (Shkolla e fshatit Hoçë e Vogël, Rahovec)