Ngjarjet e ditës 3 korrik 2019

  • 08:15

    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, ku do të shohë nga afër punimet për rinovimin e Repartit të Emergjencës. (Spitali i Përgjithshëm, Gjilan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 09:00

    Pronarët e bizneseve të vogla – kiosqeve protestojnë para Komunës së Prishtinës, në shenjë pakënaqësie me shpalljen e kësaj komune për ndërrim të kiosqeve në 36 lokacione në kryeqytet duke favorizuar bizneset e mëdha dhe parregullsi të tjera. (Para ndërtesës së Komunës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Zyrtarët e FIFA-s në bashkëpunim me FFK-në, do të mbajnë trajnimin për sistemin FIFA TMS me administratorët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë. (Hotel “Emerald”)

  • 10:00

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) mban një ceremoni me rastin e 13-vjetorit të themelimit. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e IPK-së, Hajvali) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon diskutimin me temëm “Përgjysmimi i numrit të ministrive përmes një ligji për qeverinë: Një debat për kushtetutshmërinë dhe gatishmërinë politike”. Marrin pjesë Besnik Tahiri, koordinator Nacional për Reforma në Administratë; Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit për Komisioni për Legjislacion etj. (Qendra e Konferencave “Orion”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 169-të. (Ndërtesa e Prokurorisë së Shtetit, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, pret në një takim këngëtaren e mirënjohur Merita Halili. (Zyra e Kryetarit, Ferizaj)

  • 11:00

    Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune në Komunën e Prishtinës. Me këtë rast do të nënshkruhet memorandum mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Grupi i asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Te Qafa, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, do të ndjekë nga afër mbajtjen e testimit elektronik (e-testimi) për patentë-shoferë. (Njësia e Patentë-Shoferëve, Stacioni i Autobusëve) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet seanca gjyqësore në rastin e ashtuquajtur  “Syri i popullit”, ku i dyshuari i këtij rasti Sadri Ramabaja, do t’u përgjigjet pyetjeve të Avokatit, Prokurorit dhe Gjyqtarit. (Objekti D, Pallati i Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 14:00

    Komuna e Gjakovës dhe Zyra e BE-së fillojnë punimet në revitalizimin e Urës së Terezive dhe Urës së Tabakut. (Ura e Terezive/ Ura e Tabakut, Gjakovë)  

  • 17:45

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Fondacioni “Ibrahim Kodra”, organizojnë ekspozitën “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë”. (Muzeu i Kosovës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.