Ngjarjet e ditës: 19 korrik 2019

  • 09:00

    Mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Prof.dr. Gazmend Shaqiri. (Amfiteatri i Fakultetit të Mjekësisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Ndërrohet komanda e Grupit Luftarak Shumëkombësh Lindje (MNBG-E) në kampin Bondsteel. Pas ceremonisë do të mbahet një konferencë shtypi. (Kampi Bondsteel, afër Ferizajt)

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim për Projektligjin e Punës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, merr pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës filllore “Ali Asllani”. (Doganaj, Kaçanik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj mban konferencë për medie, ku do të prezantohen të arriturat e ATK-së për periudhën janar – qershor 2019. Merr pjesë dhe ministri i Financave, Bedri Hamza. (Zyra qendrore e ATK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për ndërmarrjet Posta e Kosovës, Telekomi i Kosovës dhe KRU “Prishtina”. (Kuvendi i Kosovës, Salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet protestë për vrasjen e të miturit në Fushë-Kosovë. (Marshi nis në lagjen “Meshari” e përfundon para stacionit policor në Fushë-Kosovë)

  • 14:00

    Matt Taylor, regjisor i “Rick and Morty Exquisite Corpse” paraqet punën dhe  prapaskenat gjatë realizimit të filmit. (Kino “Jusuf Gërvalla”, Pejë)

  • 15:00

    Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën kryesimin e kryeministrit Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 16:00

    Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në kuadër të iniciativës “Kosova që ne duam”, mban punëtorinë “Orientimi në karrierë i të rinjve – Arsimi profesional”. (Vushtrri) 

  • 17:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbanë takimin e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues. Pas takimit Kryetari i AAK-së njëherit kryeministri Ramush Haradinaj do të mbajë konferencë për medie. (Selia qendrore e AAK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Diasporës 2019” hapet Panairi Veror 2019. (Sheshi “Mentor Tolaj”, Deçan)

  • 19:30

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban takim me Kryesinë e LDK-së. Do të ketë vetëm pamje. (Selia e LDK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:30

    Fondacioni Lumbardhi prezanton ekspozitën “Kino e artistit” të Vladimir Miladinoviqit. (Kinema Lumbardhi, Prizren)

  • 23:00

    Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit – Anibar performojnë “Asgjë sikur dielli” dhe DJ nga Kroacia. (Parku i Qytetit, Pejë)