Ngjarjet e ditës: 20 korrik 2019

  • 10:00

    Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me Grupin Lokal të Veprimit (GLV) “Gjeravica”, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve”. (Bjeshka e Strellcit, “Stanet e Shalës”, Deçan)

  • 11:00

    Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. Flasin kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrat e Vetëvendosjes, Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së “Prishtina Gastronomy Festival”. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Hapet pika e përkohshme kufitare Restelicë-Strezomir, që lidhë Republikën e Kosovës me Maqedoninë e Veriut. Merr pjesë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj; ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa; dhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski. (Restelicë-Strezomir)

  • 18:30

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së në Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.