Ngjarjet e ditës: 6 qershor 2019

  • 09:00

    Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kongresistin amerikan, Eliot Engel. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 17:15

    Në ditën e dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, mbahen panelet e diskutimit “Çka ofron Prizreni për investitorët” (nga ora 10:00); “Përparësitë dhe mangësitë e të bërit biznes në Kosovë” (ora 11:30); “Fuqia e Diasporës: Lidhja e Komuniteteve dhe Bizneseve për Zhvillim” (13:30) etj. (Parku i Inovacionit dhe i Trajnimeve në Prizren)

  • 11:00

    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton punimet në Qendrën e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në kuadër të kompleksit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Qendra në ndërtim e Mjekësisë Sportive, QKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Organizuar nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj, mbahet akademi përkujtimore për dëshmorët Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj. (Teatri i Qytetit “Istref Begolli”, Pejë)

  • 13:00

    Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, dhe nënkryetari Reshat Nurboja mbajnë konferencë për medie. (Zyra e Alternativës, kompleksi “Qafa”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 13:00

    Bëhet rivarrimi i dëshmorëve Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj. (Varrezat e Martirëve, Pejë)

  • 19:00

    Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik me banorët e fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2020. (Shkolla “Skënder Kastrati”, Malësi e Vogël)

  • 20:20

    Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik me banorët e fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratatin për buxhetin komunal 2020. (Shkolla “Katër Dëshmorët”, Ratkoc)