Ngjarjet e ditës: 7 korrik 2019

  • 09:30

    Në kuadër të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, mbahen takimet B2B (biznes to biznes) mes bizneseve vendore dhe atyre nga diaspora. (Parku i Inovacionit dhe i Trajnimeve në Prizren)

  • 11:30

    Në kuadër të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, organizohet vizitë prezantuese për pjesëmarrësit për të promovuar mundësitë që i ofron Zona e Re Ekonomike. (Zona e Re Ekonomike, Lubizhdë\Korishë)

  • 14:30

    Komuna e Prizrenit hap Zyrën Koordinuese për Diasporën. (Kuvendi Komunal, Prizren)

  • 18:00

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të privatizimit të Klubit Futbollistik “Ferizaj”, nga investitorë anglezë dhe vendës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 19:00

    Komuna e Pejës organizon akademi për përkujtimin e votimeve të përgjakshme të vitit 1936 për Komunë të Baranit. (Fshati Baran, Pejë)