Ngjarjet e ditës: 10 korrik 2019

  • 09:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të përurojnë rinovimin Kardiologjisë Invazive me njësinë e re koronare. (Kardiologjia Invazive, QKUK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:45

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, pret në takim një delegacion të sipërmarrësve nga Turqia për të diskutuar mundësitë e investimeve në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizata “Let’s Do It” organizon aksion pastrimi në Banjë të Istogut. Zona e cila do të pastrohet do të shndërrohet në hapësirë të gjelbëruar. (Deponia afër shkollës “Trepça”, Banjë, Istog) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Lëvizja FOL shënon njëvjetorin e lansimit të “Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutim publik me deputetë e shoqërinë civile lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. Merr pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet takimi konstituiv i Task Forcës Shtetërore Kundër Narkotikëve te të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P37) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N2, hyrja në qytetin e Prishtinës, bashkë me urën që lidh autostradën “Ibrahim Rugova”. (Afër “Valoni Petrol”, Veternik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, takon Ilirjana Bajraktarin, eksperte e sistemeve dhe politikave shëndetësore. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj, zhvillon një vizitë pune në Komunën e Vitisë, ku do të takohet  me kryetarin Sokol Haliti. (Ndërtesa e Komunës, Viti)

  • 12:00

    Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyra e Vetëvendosje, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    HandiKOS organizon punëtorinë finale të përbashkët ndërmjet fëmijë-prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe stafit të Qendrave për Punë Sociale në kuadër të procesit të Fletënotimit Komunitar. (Hotel “Prishtina International”, Veternik, Prishtinë)

  • 13:00

    Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, raporton në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj, zhvillon një vizitë pune në Komunën e Ferizajt, ku do të takohet  me kryetarin Agim Aliu. (Ndërtesa e Komunës, Ferizaj)

  • 19:00

    Prodhuesit e verës së Kosovës dhe Fondacioni për kulturën dhe qytetërimin e verës, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Aleanca Franceze, Rr. UÇK, Qafa, Prishtinë)

  • 19:00

    Festivali Ndërkombëtar i Muraleve “Mural Fest” hap edicionin e 4-të. (Restorant “Cotto”, Ferizaj)

  • 19:00

    Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 me banorët e fshatit Xërxë. (Shkolla “Hamëz Thaqi”, Xërxë, Rahovec)