Ngjarjet e ditës: 19 gusht 2019

  • 09:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së Kampit WiSci (Gratë në shkencë), ku 100 vajza nga Kosova, ShBA-ja, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia V. dhe Serbia do të kenë rastin të rrisin aftësitë e tyre në shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë dhe art. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Pronarët e kiosqeve protestojnë në shenjë pakënaqësie lidhur me konkursin e shpallur për kiosqet nga Komuna e Prishtinës. (Para objektit të Komunës së Prishtinës)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) do të nënshkruajë sigurimet e përgjegjësisë profesionale me një nga kompanitë e sigurimeve. (Zyrat e OMK-së, Instituti A, QKUK)

  • 11:00

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa takohet me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Fakulteti i Filologjisë (UP) organizon ceremoninë solemne të hapjes së Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Merr pjesë dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në përurimin e stadiumit ndihmës në lokacionin Boka-Boka. (Korishë e Prizrenit)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shoqata “Miqtë e Amerikës” shënon ditëlindjen e ish-presidentit të ShBA-së, Bill Clinton. (Zyrat e shoqatës, afër Agjencisë së Statistikave)

  • 12:00

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa takohet me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Shfaqet për medie filmi “Shpia e Agës” i regjisores Lendita Zeqiraj. Më pas, do të diskutohet rreth filmit me prezencë të autores dhe anëtarëve të ekipit. (“Cineplexx”, Albi Mall, Prishtinë) 

  • 15:00

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e Nismës)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyra qendrore në lagjen Arbëria)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Komuna e Prizrenit, në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me banorët e rajonit të Hasit dhe Anadrinit. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, Prizren)