Ngjarjet e ditës 15 gusht 2019

  • 10:00

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit  Pal Lekaj, merr pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Xerxë – Sapniq – Ratkoc, komuna e Rahovecit. (Ratkoc, Rahovec) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Transparency International Kosova organizojnë tryezën ku do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2018. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton Klinikën e Kirurgjisë Torakale për të përuruar pajisjet e reja. (Klinika e Kirurgjisë Torakale, QKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në promovimin e librit të Hava Kurti-Krasniqi “Legjendat e Futbollit” kushtuar vëllezërve Xhaka. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet një diskutim paneli me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë me temën “Puna vullnetare në Kosovë dhe ndikimi i saj në zhvillimin e rinisë”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thirrur mbledhjen e Këshillit Drejtues për të nisur përgatitjet për zgjedhje. (Selia e PDK-së, Skenderaj)

  • 20:00

    Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino ARMATA dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit “Kino nshehër”. (Termokiss, Prishtinë) 

  • 20:00

    Produksioni ndërkombëtar Youth Bridge Global, së bashku me aktor të rinj vendas, sjellin në Kosovë shfaqjen e Shkaspeareit. (Sheshi 21, Prishtinë)