Ngjarjet e ditës 6 shtator 2019

  • 10:00

    Organizohet ceremonia kryesore me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. Marrin pjesë ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli; kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj etj. (“White Garden Event”, magjistralja Prishtinë-Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Partia Euroatlantike e Kosovës dhe Republikanët e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje për të garuar bashkë në zgjedhjet e 6 tetorit. (Sheshi “Nëna Terezë”, përballë hotel “Swiss Diamonds”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:15

    Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në fushën e regjistrimit të bizneseve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në konferencën “Global Woman Summit”, organizuar nga Global Woman Club. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Nën patronazhin e Komunës së Klinës mbahet manifestimi i 11-të tradicional letrar “Ora e Tahir Deskut”. (Salla e Kuvendit Komunal, Klinë)

  • 13:30

    Lista Serbe dorëzon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, mbahet ushtrimi nga Njësitet Speciale. (Kampi “Vrella”, afër Lipjanit)

  • 14:00

    Fondacioni i Uestminster për Demokraci (WFD) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mbajnë konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30/ 15:00

    Përfaqësuesja e Kosovës do të mbajë konferencë për medie (ora 14:30) dhe stërvitjen e fundit para ndeshjes me Çekinë (15:00). 15 minutat e para të stërvitjes janë të hapura për mediet. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:15/ 17:00

    Përfaqësuesja e Çekisë në futboll do të mbajë konferencë për medie (ora 16:15) dhe stërvitjen e fundit para ndeshjes me Kosovën (17:00). 15 minutat e para të stërvitjes janë të hapura për mediet. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Mbahet Festivali “Rock United”, projekt që bashkon grupet e muzikës rock dhe fansat nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”. (Amfiteatri i Pishinës së Gërmisë, Prishtinë)