Ngjarjet e ditës: 4 shtator 2019

  • 09:00

    Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, organizohen gara në pingpong. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 9:30

    Koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, viziton Komunën e Pejës. Ai do të takojë kryetarin Gazmend Muhaxheri për të diskutuar rreth përgatitjes së Garës Nacionale të Sportit që do të fillojë këtë muaj. (Objekti i Komunës, Pejë)

  • 10:00

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini dhe drejtori i Doganës, Bahri Berisha, mbajnë konferencë me temën “Doganat e Kosovës në shërbim të  bizneseve dhe prodhuesve vendës”. (Zyra e AKB-së, “Tophane”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20-vjetorit jubilar të themelimit të Policisë së Kosovës, në Stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, realizohen vizita nga nxënës të shkollave fillore, të cilët do të priten nga stafi menaxhues i PK-së. Kurse në të gjitha stacionet qytetarët do të mund të vizitojnë stacionet policore. (Stacioni “Qendra”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Banorët e zonës “Qendra” në Prishtinë, protestojnë lidhur me zhurmën e krijuar nga disa kafiteri. (Rruga “Rexhep Luci”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton kompaninë  “Meka”. (Objekti i kompanisë “Meka”, Dragash) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zyra e BE-së dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) organizojnë ndarjen e nëngranteve për 20 “start-upe” në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë së komunikimit të informacionit. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Fondacioni i Uestminster për Demokraci dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi organizojnë tryezën e diskutimit “Çfarë kandidatë ofrojnë partitë politike në zgjedhjet e vitit 2019”.  (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Rahovecit mban dëgjim publik lidhur me Master Planin për vitin 2020-2024 të shëndetësisë. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec)

  • 11:30

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, viziton Komunën e Deçanit. Ai do të takojë kryetarin Bashkim Ramosaj për të diskutuar rreth përgatitjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i Komunës, Deçan)

  • 14:00

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, viziton bizneset në Drenas. (Parku i Biznesit, Drenas)

  • 15:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhje, nën kryesimin e Valdete Dakës. Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacione të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019 etj. (Selia e KQZ-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Senatorët nga ShBA-ja, Ron Johnson dhe Chris Murphy, takohen me udhëheqësit politikë të Kosovës, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Pas takimit do të ketë deklaratë për medie. (Para ndërtesës së Ambasadës së ShBA-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kryetarët e degëve të AAK-së dhe PSD-së mbajnë takim. Më pas do të ketë një konferencë për medie, ku merr pjesë dhe Shpend Ahmeti. (Selia e AAK-së, Prishtinë)***Ngjarja transmetohet “Live” nga EO.

  • 17:00

    Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje, mban mbledhjen e radhës, flet Kryetari i Qendrës së Prishtinës, Arben Vitia. (Hotel Grand, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00/ 18:00

    Komuna e Gjilanit organizon dëgjime publike me qëllim të përgatitjes së buxhetit për vitin 2020. Nga ora 17:00 mbahet takim me banorët e fshatit Bresalc me rrethinë; kurse nga ora 18:00 me banorët e Livoçit të Epërm. (Shkolla “Ibrahim Uruqi”, Bresalc/ Shkolla “Vatra e Diturisë”, Livoç)

     

  • 18:00

    Partia Fjala mban Kuvendin e II-të Zgjedhor. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.