Ngjarjet e ditës: 13 shtator 2019

  • 09:00

    Mbahet Simpoziumi i 10-të Ndërkombëtar i shkencave shëndetësore, organizuar nga Kolegji Heimerer. Merr pjesë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Rahovecit; me kryetarin Smajl Latifi do të diskutojë rreth përgaditjes së Garës Nacionale më Sport. (Ndërtesa e Komunës, Rahovec)

  • 09:30

    Asociacioni i Mjekëve Familjarë organizon konferencën “Mjekësia e bazuar në dëshmi”. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili; ambasadori britanik, Nicholas Abbott; ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebet etj. (Hotel “International Prishtina”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Policia e Kosovës organizon ceremoni solemne me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, salla e basketbollit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Specialistët stomatologë të papunë protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë (MSh). (Para ndërtesës së MSh-së, rr. “Zagrebi”)

  • 10:00

    Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit prezanton Raportin e Hulumtimit të Opinionit të Konsumatorëve për shërbimet e ujit në Kosovë. (“Villa Gërmia”, Prishtinë)

  • 10:30

    Instituti GAP prezanton raportin “Indeksi i transparencës buxhetore të komunave 2018”. (Zyrat e Institutit GAP, Prishtinë)

  • 10:30

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Junikut; me kryetarin Agron Kuçi do të diskutojë rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Komuna e Junikut)

  • 11:00

    Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqyri Bytyqi merr pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës “Lan Selimi” në Lumbardh të Deçanit. (Shkolla “Lan Selimi”, Lumbardh, Deçan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizata “Let’s Do It Kosova” dhe Shkolla Finlandeze e Kosovës (Finish School of Kosova), nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi për aktivitete të përbashkëta me rastin e Ditës e Pastrimit të Botës – 21 Shtator. (Zyra e “Let’s Do It Kosova”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:45

    Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, pret në takim drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezi. Me këtë rast organizohet konferencë me temën “ATK në shërbim të bizneseve  dhe prodhuesve vendës”. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Në 28-vjetorin pavarësimit të futbollit të Kosovës, presidenti i FFK-së. Agim Ademi, organizon pritje për ish-kryetarët e FFK-së dhe personalitetet që kontribuuan. (Selia e FFK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30 - 17:30

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, zhvillon takime elektorale në Prizren:
    13:30 – Takim me aktorët profesionistë të qytetit;
    14:30 – Hapja e zyrës së Kurillës, takim me banorët;
    15:30 – Vizitë bizneseve prodhuese;
    17:30 – Vizitë grave nga Krusha. (Prizren)

  • 14:30

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e MTI-së, Endrit Shala, do ta vizitojnë Parkun e Biznesit në Budrikë të Vitisë. (Budrikë, Viti) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Bëhet shpërndarja e sistemit të ujitjes pikë-pikë për përfituesit e dredhëzës industriale. (Fshati Lloshkobare, Ferizaj)

  • 16:00

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në qendrën sportive të klubit FC Prishtina. (Bërnicë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, takohet me qytetarë dhe strukturat e Degës së III-të të LDK-së në Prishtinë. (Shkolla fillore “Iliria”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, promovon 7 kandidatët për deputetë nga kjo degë. (Restorant “Artela”, Llapashticë, Podujevë, )

  • 21:00

    Këngëtarja Vjollca Robelli, e njohur tashmë me emrin skenik “Ajo”,  do të promovojë albumin e saj të ri “Besa”. (Kino Lumbardhi, Prizren)