Ngjarjet e ditës: 5 shtator 2019

  • 09:00

    Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të fushatës së legalizimit të ndërtimeve pa leje me moton “Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë”. Merr pjesë ministri në detyrë i MMPH-së, Fatmir Matoshi etj. (Objekti ish-Rilindja, Amfiteatri i madh) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Mediet mund të marrin vetëm pamje nga fillimi i takimit. (Selia e LDK-së, te Qafa)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shpërndahen kontratat për përfituesit e skemës së granteve Start-Up 2019. Merr pjesë ministri në detyrë i Inovacionit, Muzafer Shala. (Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Fakulteti Teknik i UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet debati i radhës “Talk the Talk”. I ftuar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. (Kolegji “Riinvest”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:45

    Shënohet njëzetvjetori i themelimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Merr pjesë dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri)

  • 11:00

    Komisioni për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale mban punëtori informuese për subjektet farmaceutike lidhur me zbatimin e këtij udhëzimi. (Hotel “Garden”, Emshir) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Drejtoresha e Arsimit, në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, mban konferencë për media për çështjen e shkollës “Ahmet Gashi”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mediet mund të marrin vetëm pamje nga fillimi i takimit. (Selia e LDK-së, te Qafa)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Mitrovicës. Me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri, do të diskutohet rreth përgatitjes së Garës Nacionale të Sportit. (Komuna e Mitrovicës)

  • 13:00

    Ambasada Britanike lanson projektin “Fuqizimi i Sistemit Prokurorial të Kosovës”, që synon rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Bëhet përurimi i veprës shkencore dhe didaktike “(Mos)përdorimi i shkronjës ë”, i autorit Mentor Hajrizi. (Qendra Rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca”, Vushtrri)

  • 13:00

    Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, mbahet finalja në futboll. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

  • 13:30

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim kryetarët e partive politike nga Medvegja, kryetarin e Alternativës për Ndryshim, të Partisë Demokratike dhe atë të Partisë për Veprim Demokratik. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Këshilli i Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e rregullt. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i shoqëruar nga zyrtarë të Aleancës Kosova e Re, vizitojnë Shkollën dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pjetërshan. (Pjetërshan, Gjakovë)

     

  • 15:00

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i shoqëruar nga zyrtarë të Aleancës Kosova e Re, vizitojnë Shkollën “Yll Morina”, në Gjakovë. (Shkolla “Yll Morina, Gjakovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i AKB-së, Agim Shahini;  Alper Erbas, drejtor Menaxhues i KEDS-it dhe Gokalp Cinbis, drejtor Ekzekutiv Komercial i KESCO vizitojnë Fabrikën e Bllokave “Silcapor”. (Objekti i Fabrikës “Silcapor”, Kaçanik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i shoqëruar nga zyrtarë të Aleancës Kosova e Re, do të mbajnë takim në zyrat e AKR-së në Gjakovë. (Selia e AKR-së, Gjakovë) 

  • 17:30

    Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm. Mediet mund të përcjellin fjalimin e kryetarit Albin Kurti. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Aleanca Kosova e Re (AKR) do të mbajë takim me të rinj të Prizrenit. Merr pjesë dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli. (Restorant “Panorama”, rr. “Zahir Pajaziti”, Prizren)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Hapet ekspozita “Vendi im”, nga Zana Ramadani. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)