Ngjarjet e ditës: 10 shtator 2019

  • 10:00

    Mbahet debati në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut te përdoruesit e drogave në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, viziton Komunën e Hanit të Elezit, për të diskutuar rreth përgatitjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i Komunës, Hani i Elezit)

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, bën përurimin e barnatoreve të reja brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).(QKUK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, viziton Komunën e Prizrenit, për të diskutuar rreth përgatitjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i Komunës, Prizren)

  • 16:40

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, takon strukturat e partisë dhe qytetarë të komunës së Klinës. (Zyrat e LDK-së në Klinë, përballë Postës)

  • 19:00

    Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, mban tubim me të rinj të Prishtinës. (Parku i Qytetit, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Grupi IRWIN bën hapjen e ekspozitës “Shteti në kohë”. (Galeria Kombëtare e Kosovës)

  • 19:00

    Hapet ekspozita “Concrete beauty / Bukuria e betonit” nga fotografi francez Etienne Rémond. (Aleanca Franceze, rr. “Lah Nimani”, Prishtinë)