Ngjarjet e ditës: 11 shtator 2019

  • 08:00

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bën homazhe dhe merr pjesë në zbulimin e obeliskut kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001 në ShBA. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 08:00-11:45

    Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizojnë disa aktivitete në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA. (Sheshi “Bill Clinton”, Prishtinë)

    Agjenda:

    08:10 – 08:15 Larja e Pllatosë te sheshi dhe vendosja e flamurit të pastër (të ri), nga zjarrfikësit.

    (Pjesëtarët e Gardës së Policisë më vonë e ulin në gjysmë shtizë);

    11:00 – 11:05 Sinjalizime me drita e zë nga pjesëtarët e zjarrfikësve e Qendrës emergjente;

    11:05 – 11:10 Garda e Nderit e Policisë së Kosovës e ulë në gjysmë shtizë flamurin amerikan;

    11:10 – 11:20 Ndezja e qirinjve para emrave të viktimave;

    11:20 – 11:30 Prononcime para  gazetarëve;

    11:30 – 11:45 Ekspozitë me fotografi. ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mban konferncë për medie. (Ndëretesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Në të gjitha shkollat fillore e të mesme të Fushë Kosovës mbahet një ligjëratë 10 minutëshe për aktin terrorist të datës 11 shtator 2011 në ShBA. Ligjërues Agim Rexhepi nga “Miqtë e Amerikës” dhe drejtori i Arsimit të Fushë Kosovës, Islam Shabani. (Shkolla e Mesme “Hivzi Sulejmani”, Fushë-Kosovë)

  • 11:00

    Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqyri Bytyqi merr pjesë në përurimin e sallës së sporteve në shkollën fillore “Ramë Bllaca”, në Bllacë të Suharekës. (Bllacë, Suharekë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Bëhet asfaltimi i rrugëve në fshatin Greme, lagjja Topojanë. (Ferizaj)

  • 11:00

    Në Kosovë mbahet dita e ashureve, marrin pjesë Priftërinj, Hoxhë, Shejhler, Ambasada Amerikane, përfaqësues të KFORIT Italian, Oda Ekonomike e Kosovës, shoqata “Thirrja e Nënave”. (Varrezat e dëshmorëve, Kodra e Çabratit”, Gjakovë)

  • 12:00

    Mbahet mbledhje përkujtimore për veteranin e UÇK-së, asambleistin dhe humanistin, Astrit Thaçi. (Qendra e Kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec)

  • 13:00

    Aleanca Franceze e Prishtinës, mban konferencë për media. Kjo konferencë mbahet në lidhje me ngjarjen kulturore “Nuit Blanche” në Prizren. (Selia e Aleancës Franceze të Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Aleanca Franceze e Prishtinës organizon pritje për vizitorët të cilët mund të njoftohen në lidhje me studimet universitare në Francë. (Selia e Aleancës Franceze të Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.