Ngjarjet e ditës: 7 shtator 2019

  • 10:00

    Mbahet pjesa e dytë e testit të maturës (afati i shtatorit), të cilit do t’i nënshtrohen rreth 10 mijë maturantë. (Shkollat e caktuara në gjithë Kosovën)

  • 10:00

    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, do të përurojë këndin e lojërave në Parkun e Lirisë. (Parku i Lirisë, Ferizaj)

  • 10:00

    Fillon sezoni vjeshtor në kampionatin ekipor në superligë dhe në ligën e juniorëve në pingpong. (Shkolla “Tefik Çanga”, Ferizaj)

  • 10:30

    Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministre, Vjosa Osmani, viziton “Shtëpinë e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”. (Shtëpia e Pavarësisë “Dr. Ibrahim Rugova”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Hapet Konferenca e IV-të Shkencore Ndërkombëtare për Gjuhësi, Letërsi dhe Edukim (ICLLD 2019). (Kolegji AAB, Fushë -Kosovë)

  • 10:30

    Me rastin e mbajtjes së pjesës së dytë të Provimit të Maturës (afati i shtatorit), drejtoresha e Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi-Vezgishi, do të vizitojë Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni”. (Prizren)

  • 11:00

    Promovohet libri “Një jetë për atdhe” i autorit Musa Emini. Merr pjesë dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. (Teatri “Adriana”, Ferizaj)

  • 12:00

    Lëvizja për Drejtësi (LD) mban konferencë  për medie në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme. (Zyrat e LD-së, përball Institutit Albanologjik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministre, Vjosa Osmani, mban takim me qytetarë. (Shtëpia e Kulturës, Kaçanik)

  • 13:00

    Për nderë të 7 Shtatorit – Ditës së Kushtetutës së Kaçanikut, Forumi Rinor i LDK-së në Gjilan organizon një aktiviteti simbolik me biçikleta. (Nisja nga selia e LDK-së në Gjilan)

  • 15:00

    Zhvillohet ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 17:00

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mban konferencë për medie pas ndeshjes me Çekinë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Koalicioni AAK-PSD nominon kandidatin për kryeministër, si dhe shpalos programin politik e kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.