Ngjarjet e ditës: 9 shtator 2019

  • 08:45

    Instituti i Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in organizojnë tryezën e rrumbullakët për të shënuar fillimin e fushatës në lidhje me ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunës seksuale. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet karnavalin i parë i librit si dhe promovohet Murali i punuar nga OJQ “Rinia Kosovare Evropiane” bashkë me nxënësit dhe stafin e ShFMU “Fehmi Agani”. (ShFMU “Fehmi Agani”, Gjakovë)

  • 09:30

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti viziton komunën e Obiliqit ku do të takojë kryetarin Xhafer Gashi për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit që do të fillojë nga muaji shtator. (Zyra e kryetarit, Obiliq)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Ferizajt. (Kuvendi Komunal, Ferizaj)

  • 12:00

    Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha viziton Qendrën e Kompetencës në Ferizaj. (Qendra e Kompetencës, Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Perry Ellis International Inc organizon ceremoninë e inaugurimit të dyqanit të parë në Kosovë me brendet e mëdha amerikane Perry Ellis, An Original Penguin by Munsingwear dhe Perry Ellis America. (Kompleksi, “Qafa”, rruga “UÇK”, Prishtinë)

  • 15:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për zgjedhjet e parakohshme si dhe akreditimi i grupit të parë të vëzhguesve të këtyre zgjedhjeve. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë) **Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Mbahet Kuvendi i anëtarëve të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Galeria Kombëtare e Kosovës organizon bisedë me artistë pjesëtarë të Kolektivit Slloven “IRWIN”, Miran Mohar dhe Andrej Savski. (Kino “Armata”, Prishtinë)

  • 19:00

    Usaid organizon ekspozitën “Imagine Kosovo”, me temën “Si e shihni Kosovën përgjatë dekadës së ardhshme”. (Muzeu i Kosovës, Prishtinë)