Ngjarjet e ditës: 14 shtator 2019

  • 09:30

    Mbahet dita e dytë e konferencës ndërkombëtare “Mjekësia e bazuar në dëshmi”. (Hotel “International Prishtina”, Prishtinë)

  • 11:00

    Lëvizja Vetëvendosje prezanton kandidatët për deputetë. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:15

    Mbahet Festivali tradicional i kulturës së perimeve “Agrofesta”. (Krushë e Madhe, Rahovec)

  • 12:00

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Podujevës. (Shkolla fillore “Ibrahim Rugova”, Podujevë)

  • 15:00

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në takimin e organizuar nga Shoqata e Alpinistëve, me alpinistë dhe bjeshkatarë nga Kosova e rajoni. (Shtupeq, Rugovë)

  • 15:00

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, në kuadlr të fushatës parazgjedhore, mban takim në Parkun arkeologjik “Ulpiana”. (Graçanicë, Prishtinë)

  • 16:00

    Mbahet Festivali Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019. (Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Platforma “Kosova që duam”, organizon debatin e parë ndërmjet kandidatëve për deputetë dhe qytetarëve. (Te Ura e Ibrit, Mitrovicë)

     

  • 17:45

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pret në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 18:00

    Kandidatja për kryeministre të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, takon banorët e lagjes “Tophane”. (Amfiteatri në “Kurriz”, Dardani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Aleanca Franceze në bashkëpunim me Komunën e Parisit dhe atë të Prizrenit, prezantojnë edicionin e parë të Natës së Bardhë. (Prizren)