Ngjarjet e ditës: 17 shtator 2019

  • 09:00

    Mbahet dita e dytë e konferencës për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë “Energjia e së ardhmes”. Marrin pjesë: ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së, ambasadori gjerman Christian Heldt etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Bëhet asfaltimi i rrugës në fshatin Burrnik. Pjesë e mbikëqyrjes së punimeve do të jetë edhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. (Fshati Burrnik, Ferizaj)

  • 10:00

    Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e nëntë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa. (Kuvendi Komunal i Rahovecit)

  • 10:00

    Komuna e Gjilanit bën homazhe në 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Kodra e Dëshmorëve, Gjilan)

  • 11:00

    Bëhet përurimi i sallës së edukatës fizike në shkollën e fshatit në Irzniq. Merr pjesë ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi. (Irzniq, Deçan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00 - 23:00

    Qendra për zhvillimin dhe promovimin e kulturës tradicionale Shkabat në Prishtinë, organizon edicionin e parë të festivalit Lahuta okarina Polifonia. (Qendra “Shkabat”, Rr. “Xheladin Hana”, Prishtinë)

    Agjenda:

    11:00 – 17:00 – Vazhdohet puna e realizmit të lahutës;
    19:00 – 20:00 – Debat i hapur për Lahutën, mysafir Demir Reshiti;
    20:00 – 23:00 – Darka tradicionale.

  • 11:00

    Në formatin FOL Hapur merr pjesë, Albin Kurti, Kandidat për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje. (Zyrat e Lëvizjes “FOL”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili përuron kontigjentin e parë të pajisjeve të dedikuara për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitare të Kosovës, të cilat kanë arritur në QKUK dhe ku ndër të tjera përfshihen edhe 4 laparaskopë për këtë qendër dhe spitalet e përgjithshme. (Qendra Emergjente e QKUK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:20

    Sigal Prishtina mban konferencë për medie para ndeshjes në kuadër të Ligës se Kampionëve ndaj kampionit të shumfishtë Polak Legia Warszawa. (Zyrat e KB Prishtina, Pallati i Rinisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Ambasada Hungareze në Prishtinë, prezanton programin për “Javët e Kulturës Hungareze”. (Ambasada e Hungarisë, Prishtinë)

  • 14:00

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, viziton këto biznese në Suharekë: Fabrikën për prodhim këpucësh “Solid”, Kompaninë “Seti Comerc”, Fabrikën e mobilieve “Te Naseri” dhe Fabrikën e pijeve “Frutex” (Golden Eagle). (Suharekë)

  • 16:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Komuna e Gjilanit shënonë 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Teatri i qytetit, Gjilan)

  • 17:00 - 19:00

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolliu do të mbajë tri takime me qytetarë dhe struktura të partisë në tri komuna: Viti, Gjilan dhe Kamenicë.

    Agjenda:

    17:00 – Takim me qytetarë dhe strukturat e AKR-së në Viti, Restaurant “Lindi”;

    17:30 – Takim me qytetarë dhe strukturat e AKR-së në Gjilan, Restaurant “Kristal”;

    19:00 – Takim me qytetarë dhe strukturat e AKR-së në Kamenicë, Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati”.

  • 18:00

    Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR Fatmir Limaj merr pjesë në tubimin promovues për kandidatët e Kuvendit të Kosovës të Nismës Socialdemokrate në Lipjan. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, Lipjan)

  • 18:30 - 20:30

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani vizition Gjakovën dhe zhvillon takime me strukturat e kësaj partie në këtë komunë. (Gjakovë)

    Agjenda:

    16:00 – Takim me strukturat dhe qytetarët e Suharekës, Sheshi “Fadil Vata”, Gjakovë;

    18:30 – Takim me grupin e OJQ-ve në Gjakovë, Hotel “Çarisha e Jupave”, Gjakovë;

    19:00 – Takim me strukturat dhe qytetarët e Gjakovës, Qarshia e vjetër “Loma e Drithit”, Gjakovë;

    20:30 -Takim me strukturat dhe qytetarët e fshatit Ratkoc.