Ngjarjet e ditës 16 shtator 2019

  • 09:30 - 15:00

    Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë me moton “Pjesëmarrja”. Qytetarët do të mund të vizitojnë ndërtesën e legjislativit, si dhe do të organizohen aktivitete që afirmojnë ndërtimin e demokracisë.
    Agjenda:
    09:30 – Dyert e hapura të Kuvendit
    10:00 – Kryetari në detyrë i Kuvendit, Kadri Veseli, mban fjalim mirëseardhës (Holli i Kuvendit)
    10:10 – Prezantimi i ueb-faqes së re të Kuvendit (Holli i Kuvendit)
    10:30 – Kabina e Transparencës, video-porosi (Oborri i Kuvendit)
    10:40 – Ekspozitë e foto-sesionit me temën “Pjesëmarrja” (Oborri i Kuvendit)
    10:50 – Hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile (Oborri i Kuvendit)
    11:30 – Kuizi i Demokracisë (Holli i Kuvendit)
    13:30 – Debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend” (Salla 405)
    13:40 – Prezantimi i Strategjisë për Informim dhe Komunikim (Kuvendi i Kosovës)
    ***Ngjarjet kryesore mbulohen me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Fillon edicioni i dytë i konferencës për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë “Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal”. Marrin pjesë: Ministri në detyrë i Zhvillimit EKonomik, Valdrin Lluka; Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së; ambasadori gjerman Christian Heldt etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian, organizojnë “Javën Evropiane të Mobilitetit”, që do të mbahet nga 16 deri 22 shtator. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

  • 10:30

    Hapet manifestimi “Java e Remzi Ademajt – Shtigjeve të Lirisë”. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Sheshi i “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”)

  • 11:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Komunën e Ferizajt; me kryetarin Agim Aliu nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale – Pallatit të Kulturës. (Ndërtesa e Komunës, Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Zyrat e PDK-së, Rr. Farkëtarët, Prizren)

  • 11:00/ 16:00

    Me rastin e vdekjes së gazetarit e veprimtarit të shquar rom, Nexhip Menekshe, mbahet mbledhje komemorative (ora 11:00). Kurse ceremonia e varrimit mbahet nga ora 16:00 në varrezat e Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”/ Varrezat e Qytetit, Prizren)

  • 11:00

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) mban mbledhje përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut gjerman, Wilfried Fiedler, i cili ishte anëtar i jashtëm i Akademisë. (Ndërtesa e AShAK-ut, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, është e ftuar në debatin “Fol hapur”, me temën “Shteti funksional sipas Vjosa Osmanit”. (Zyra e Lëvizjes FOL, “Andrea Gropa” Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të presë në takim ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Maqedonia e Veriut, Naser Nuredini. Pas takimit do të këtë konferencë për medie. (MMPH, Ish-Rilindja, kati 17) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    SBAShK-u organizon protestë kundër mbylljes së disa shkollave në komunën e Kamenicës. Marrin pjesë kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. (Para ndërtesës së Kuvendit Komunal, Kamenicë)

  • 13:00

    Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Bankës për Biznes dhe Klubit Basketbollistik “Prishtina”, për mbështetjen e klubit nga ana e bankës së madhe vendore. (Zyrat e KB “Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00 - 15:30

    Kreu i AAK-së dhe kryeministër në detyrë, Ramush Haradinaj, zhvillon një vizitë në Podujevë.
    Agjenda:
    13:00 – Homazhe te shtatoret e heronjve Pajaziti, Zejnullahu, Konushevci e Hoxha në Podujevë. Fjalim i Kryeministrit para qytetarëve;
    13:20 – Homazhe te shtatorja e heroit Ali Ajeti;
    14:00 – Takim dhe çaj me qytetarët në kafeterinë “Sport”,
    14:20 – Ecje dhe bashkëbisedim, nga kafeteria “Sport” deri te lokali “Pranvera 1999”;
    14:40 – Takim dhe shpalosje e programit 100 % shtet me të rinjtë e Podujevës në lokalin “Pranvera 1999”;
    15:30 – Takim tematik: “Pushteti lokal në Kosovë, plani konkret i AAK-së dhe rruga para”.

  • 14:00 - 17:40

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, zhvillon vizitë në Gjakovë.

    Agjenda:

    14:00 – Vizitë në fabrikën “Jatex”;

    15:00 – Vizitë te disa bujq;

    16:20 – Takim me Shoqatën e Zejtarëve;

    17:00 – Anëtarësime të reja;

    17:40 – Takim me Tomor Morinën. (Gjakovë)

  • 14:00

    Vendoset mozaikut prej qeramike me dimensione 6 metra2, i realizuar për nder të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, nga Mihane Hoxha. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje bëhet shqyrtimi i udhëzuesit për tërheqjen e Shortit për Radhitje të Subjekteve Politike në Fletëvotim; certifikimin e 2 kandidatëve dhe de-certifikimin e 4 kandidatëve. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Drejtori i Lets Do It Kosova, Luan Hasanaj, pret në takim ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Maqedonia e Veriut, Naser Nuredini. Pas takimit do të këtë konferencë për medie. (Zyrat e Lets Do It Kosova, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, takon strukturat e partisë dhe qytetarë të Istogut. (Në qendër të qytetit, Istog)

  • 16:00

    Qendra për zhvillimin dhe promovimin e kulturës tradicionale “Shkabat” organizon festivalin “Lahuta, Okarina, Polifonia”. (Qendra “Shkabat”, rr. “Xheladin Hana”, Prishtinë)

  • 17:00

    Shënohet 28 vjetori i zhvillimit të ndeshjes së parë të  futbollit të pavarur të Kosovës, me ndeshjen tashmë tradicionale ndërmjet veteranëve të KF “Flamurtari” dhe KF “Prishtina”. (Stadiumi i KF- Flamurtarit, Prishtinë)

  • 17:30

    Mbahet ceremonia solemne e hapjes së zyrës së re qendrore të Bankës Raiffeisen në Kosovë. Merr pjesë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e re e Raiffeisen Bank, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, viziton fshatin Cerrcë – vendlindjen e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ku do të bisedojë me përkrahës dhe banorë të fshatit. (Cerrcë, Istog)

  • 18:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër, Kadri Veseli, viziton fshatin Dumnicë të Poshtme të Podujevës. (Shkolla F.M.U “Lasgush Poradeci”, Dumnicë e Poshtme)