Ngjarjet e ditës: 18 shtator 2019

  • 09:00

    Dita e tretë e konferencës për zhvillimin e qëndrueshëm me temën “Ekonomi, qytet dhe zhvillimi urban”. Marrin pjesë ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi; ambasadori gjerman, Christian Heldt etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

     

  • 09:10

    Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. (Xhamia e Çarshisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, viziton Komunën e Kaçanikut, ku me kryetarin Besim Ilazi do të diskutojë rreth përgatitjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i Komunës, Kaçanik)

  • 10:00

    Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqyri Bytyqi merr pjesë në përurimin e objektit të ri të shkollës fillore “Ismet Rraci” në Klinë. (Shkolla “Ismet Rraci”, Klinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon debat me kandidatët për deputetë nga subjektet politike me temën “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet takimi i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës. (Objekti i Këshillit Gjyqësor, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, mban konferencë për medie, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro. Po ashtu,  do të bëhet lansimi i platformës për regjistrimin e biznese të cilat ofrojnë shërbime jashtë vendit dhe kuadrove në diasporë. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30 - 21:00

    Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, zhvillon disa takime elektorale.
    Agjenda:
    10:30 – Kalaja e Artanës;
    11:40 – Ulpianë;
    12:20 – Janjevë;
    19:30 – Tubim në Rufc, Lipjan;
    21:00 – Tubim në Gadime, Lipjan.

  • 11:00

    Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili viziton Klinikën e Neurologjisë në QKUK, ku do ta shoh nga afër punimet për ngritjen e shërbimeve të reja në këtë qendër. (Klinika e Neurologjisë, QKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, pret në takim fituesit e medaljeve të Taekwandos. (Ndërtesa e MKRS-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në debatin “FOL Hapur” merr pjesë Nenad Rashiq, kandidat për kryeministër nga koalicioni “Slloboda”. (Zyrat e Lëvizjes “FOL”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Punëtorët teknikë të Qendrës së Studentëve (QS) në Prishtinë mbajnë protestë. (Para Drejtorisë së QS, Prishtinë) 

  • 11:00

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nënshkruan kontratat me tetë përfituesit e nën-granteve në kuadër të projektit “Te rinjtë në Agrobiznes”. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan)

  • 11:00 - 23:00

    Mbahet dita e tretë e festivalit “Lahuta, Okarina, Polifonia” organizuar nga Qendra për zhvillimin dhe promovimin e kulturës tradicionale “Shkabat”. (Rr. “Xheladin Hana”, Prishtinë)
    Agjenda:
    11:00 – 17:00 – Lahutarët vazhdojnë të punojnë lahutën e festivalit;
    19:00 – 20:00 – Debat i hapur për lahutën;
    20:00 – 23:00 – Darka e natës së tretë.

     

  • 12:00

    Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon promovimi i shtegut për çiklistë, si fazë testuese. (Rruga “Zagrebi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur bën promovimin e publikimeve dhe organizon panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit, mbahet tryeza me temën “Ecja, çiklizmi dhe transporti urban”. (Kolegji “Tempulli”, Arbëri) 

  • 16:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i nominuar për kryeministër, Kadri Veseli, merr pjesë në Konventën e Gruas Demokratike. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, publikon prioritetet qeverisëse. (Atelieja e Sallës së Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00-20:00

    Aleanca Kosova e Re, do të mbajë takime me qytetarë dhe struktura të partisë në tri komuna: Vushtrri, Mitrovicë dhe Skenderaj, në të cilat do të marrë pjesë edhe lideri i partisë, Behgjet Pacolli.

    Takimet do të zhvillohen si në vijim:

    Ora 17:00 – (Restaurant “Çameria”, Vushtrri)

    Ora 18:30 – (Restaurant “Vapiano”, Mitrovicë)

    Ora 20:00 – (Restaurant “Freskia”, Skenderaj)

  • 19:00 - 20:20

    Kryetari i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, Kadri Veseli, merr pjesë në disa aktivitete parazgjedhore në Prizren.

    Agjenda:
    19:00 – Takim me nëndegët e Tusuzit, në shkollën “Xhevat Berisha”;
    19:45 – Takim me nëndegën “Hoqë e Qytetit”, në shkollën e fshatit;
    20:20 – Takim me nëndegën “7 Shtatori”, në shkollën e Kurillës.