Ngjarjet e ditës: 20 shtator 2019

  • 09:00

    Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari në detyrë i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Listës së re të Barnave Esenciale. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Përurohet rinovimi i Çerdhes “Fluturat” në Suharekë, e cila është rinovuar pas 40 vitesh. Përurimin e çerdhes do ta bëjë kryetari Bali Muharremaj dhe udhëheqësi i fondacionit dhurues “Valon Vataj”. (Çerdhja “Fluturat”, Suharekë)

  • 10:00

    “5 Fjalime për Qëndrueshmërinë: Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”, organizohet nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra e BE-së në Kosovë mban konferencë për medie për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Fillojnë punimet për ndërtimin e Fabrikës së Ujit, ku pjesëmarrës në këtë përurim do të jetë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. (Fshati Talinovc i Muhaxherëve, Ferizaj)

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Ferizajt mban diskutimin publik për draft Rregulloren e Transparencës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Ferizaj)

  • 10:30

    Bëhet lansimi zyrtar i programit të Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës në Komunën e Mitrovicës. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Mitrovicë)

  • 11:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive, Prizren) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Dega e Partisë Demokratike në Prizren mban konferencë për medie. (Zyrat e Degës, Rruga e Farkëtarëve, Prizren)

  • 11:00

    Let’s Do It Kosova mban konferencë për medie për të njoftuar për aktivitet për Ditën Botërore të Pastrimit 21 shtatorit. (Zyra e Let’s Do It Kosova, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Në kuadër të “Javës Evropiane të Mobilitetit”, mbahet aktiviteti “Ngasja e çiklizmit – kënaqësi dhe shëndet”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Lëvizja “FOL” organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur. I ftuari i radhës do të jetë Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Zyrat e Lëvizjes “FOL”,  Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00-21:00

    Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, mban disa aktivitete në Mitrovicë dhe Vushtrri.

    Agjenda:

    13:00 – Përvjetori i TV Mitrovica, Mitrovicë,

    17:00 – Tubim në Gushavc, Mitrovicë,

    18:00 – Tubim në Zhabar, Mitrovicë,

    19:00 – Tubim mobilizues në Mitrovicë,

    21:00 – Tubim në Vushtrri.

  • 13:00

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë-Mitrovicë)

  • 13:00

    Shfaqet filmi “ZANA” për gazetar, pas shfaqjes së filmit mbahet konferenca për medie, ku te pranishem janë: Regjisorja Antoneta Kastrati, Rolet Kryesore: Adriana Matoshi dhe Astrit Kabashi, si dhe aktoret ne rolet tjera, Vedat Bajrami, Fatmire Sahiti. (Cineplexx, Albi Mall)

  • 14:00

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër Kadri Veseli mbanë takim me përfaqësuesit e odave ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në vënien e gurthemelit të palestrës sportive në Dragash. (Dragash) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mban mbledhjen e dytë brenda ditës. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30 - 18:30

    Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani viziton Komunën e Gjilanit, ku pritet nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri. (Gjilan)

    Agjenda:
    16:30 – Takim me rininë e LDK-së në Shtëpinë e Rinisë;
    17:30 – Takim me gratë në teatrin e qytetit;

    18:30 – Marsh deri tek parku në lagjen “Dardania”.

  • 17:00

    Qendra për zhvillimin dhe promovimin e kulturës tradicionale “Shkabat” në Prishtinë, përmbyll edicionin e parë të festivalit “Lahuta, Okarina, Polifonia”. (Qendra Shkabat, rr. “Xheladin Hana”, Prishtinë)

     

  • 19:00

    Mbahet Festivali Ballkanik i Folklorit, Edicioni i III-të. Nga ora 18:00 zhvillohet defileu i grupeve që marrin pjesë në festival, përgjatë rrugës “Dardania”. (Shkolla “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë)  

  • 19:00

    “Javët e Kulturës Hungareze” në Kosovë hapen me koncertin e “Pannon Philharmonic Orchestra”. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, Prishtinë)

  • 19:00

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban tubim paraelektoral në Ortakoll të Prizrenit. Merr pjesë dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. (Shkolla “Abdyl Frashëri”, Prizren)

  • 20:00

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban tubim paraelektoral në fshatin Korishë të Prizrenit. Merr pjesë dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. (Shkolla e fshatit Korishë, Prizren)