Ngjarjet e ditës: 22 shtator 2019

  • 10:00

    Federata e Pingpongut e Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve, Prishtinë)

  • 10:00

    Bëhet zbulimi i lapidarit të Rufat Selishtës. (Kranidell, Dardanë)

  • 10:30

    Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) publikon raportin “Drejtësia administrative në Kosovë. Ligji vs Praktika”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Banorët e lagjes së Vernikut organizojnë protestë për shkak të kanalizimit të hapur i cili po kalon në afërsi të lagjes. (Afër Spitalit Amerikan)

  • 12:00

    Vetëvendosje organizon takim me gratë e vajzat aktiviste, ku do të diskutohet programi i këtij subjekti për emancipim dhe barazi gjinore. Merr pjesë dhe kryetari Albin Kurti, (“Sheshi 21”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Partia e Drejtësisë (PD) do të shënojë 20-vjetorin e themelimit. Merr pjesë dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Mbahet manifestimi qendror me rastin e përmbylljes së Javës së Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Javës Evropiane të Mobilitetit. Në pjesën e programit “7 mesazhe për mjedisin”, mesazhe do të përcjellin ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka; ministri i Mjedisiti, Fatmir Matoshi; kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti; ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt etj. (Te Monumenti “Newborn”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00 - 22:30

    Agjenda e takimeve elektorale e kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti:

    15:00 – Piknik me të rinjtë (Te Pishat, Sllatinë,  Fushë-Kosovë)
    18:00 – Tubim në Lagjen Arbëri të Prishtinë (Afër bazës së KFOR-it, Arbëri),
    20:00 – Tubim në fshatin Akrashticë (Akrashticë, Vushtrri)
    22:30 – Filmi “Zana” (Cineplexx, Prishtinë)

  • 15:00

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, prezanton programin për shëndetësi. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 16:00

    Mbahet ceremonia e varrimit të gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca. (Varrezat e Arbërisë, Prishtinë)

  • 18:00

    Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj, mban tubim me strukturat partiake dhe qytetarë në Gjilan. (Përballë Teatrit të Qytetit, Gjilan)

  • 19:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh kandidat për kryeministër, Kadri Veseli, merr pjesë në tubimin paraelektoral në fshatin Barilevë. (Prugovc, restorant “Arena”)

  • 19:00

    Nisma Socialdemokrate mban tubim me strukturat e partisë në Prishtinë. Merr pjesë dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)

  • 20:00

    Rinia Demokratike e Kosovës organizon ndejën “Youth Party”. Merr pjesë edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli. (Amfiteatri i Gërmisë, Prishtinë)