Ngjarjet e ditës: 16 tetor 2019

  • 08:30

    Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë. (Ndërtesa e Komunës, Vushtrri)

  • 10:00

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) fillon procesi i numërimit të votave me postë. (QNR, Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:15

    Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) prezanton studimin rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi: Çështja e Fondit  të  Sigurimit  Pensional dhe Invalidor të Kosovës në kontekstin e “finales së madhe” eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë; dhe Raportet bilaterale Kosovë-Serbi në sektorin e energjisë në kontekstin e marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 12:00

    Green Art Center dhe 36 klube të gjelbra nga shkollat e komunës së Vushtrrisë në përkrahje të GIZ-it organizojnë aktivitete për të sensibilizuar qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Marrin pjesë ambasadori gjerman Christian Heldt, kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri etj. (Sheshi “Hasan Prishtina”, Vushtrri)

  • 13:30

    Bëhet vendosja e gurëthemelit të Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe Urgjencës në komunën e Kamenicës. Vendosja e gurëthemelit do të bëhet nga kryetari Qëndron Kastrati, përfaqësuesit nga Kuwaiti dhe organizata “Qëndresa Kosovare”. (Qendra Spitalore, Kamenicë)

  • 14:00

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Policia e Kosovës mbajnë konferencë  për medie lidhur me operacionin policor të zhvilluar  në veri të Mitrovicës. Prokurori i PSRK-së Sylë Hoxha dhe përfaqësues nga PK-ja do të japin detaje rreth operacionit dhe arrestimeve. (Stacioni policor  “Qendra”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka monitoron procesin e numërimit të votave nga diaspora. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Vushtrrisë, organzion Edicionin e 37-të , të Festivalit Mbarëkombëtar “Takimet e Poeteshave Shqiptare”. (Qendra Rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca”, Vushtrri)

  • 19:00

    Mbahet mbrëmja letrare me Meral Kureyshi. (Qendra Multimedia, “Dardani”, Prishtinë)