Ngjarjet e ditës: 23 tetor 2019

  • 09:30

    Bëhet vendosja e Shtëpisë së Bamirësisë. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)

  • 09:50

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, viziton Shkollën FMU “Eqrem Çabej” në Mitrovicë, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Shkolla “Eqrem Çabej”, Mitrovicë)

  • 10:00

    Hapet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Agjencia Kosovare e Privatizimit, mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. Pranimi i ofertave do të bëhet duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30. (Hotel “Grand”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Asfaltohet rruga në fshatin Zllatar të Ferizajt. (Zllatar, Ferizaj)

  • 11:00

    Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova mbajnë ceremoninë inauguruese të PunëtorisëMade in Kosova”. (SOS Fshati, Velani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të “ekonomisë së përbashkët” e cila u mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira. (Objekti i ICK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Bëhët promovimi i librit “Me mall dhe lot nga Stambolli” të autorëve Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    KB “Sigal Prishtina” organizon konferencë shtypi para ndeshjes në Fiba Europe Cup. (Zyrat e klubit, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim, Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit. Pas takimit do të ketë edhe konferencë për medie. (MMPH, ish-objekti i Rilindjes, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Takohen grupet punuese të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). (Selia e VV-së, “Arbëri”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Mbahet ceremonia solemne e vitit të 10-të Jubilar Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:45

    Nisma Socialdemokrate mban konferencë për media.(Selia Qendrore e Nismës, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Promovohet vepra e Bekim Lumit “Shakespeare-s dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”. (Teatri “Adriana”, Ferizaj)