Ngjarjet e ditës: 1 nëntor 2019

  • 09:30

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën e diskutimit me temën “Studentët përballë keqpërdorimeve financiare në universitetet publike”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:30

    Prokuroria Themelore e Pejës mban tryezën me temën “Degradimi i pyjeve dhe mjedisit”. (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

  • 10:00

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bën homazhe dhe vendos kurora me lule te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së tij. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Open Data Kosovo dhe OEK lansojnë platformën “The Future Workplace” pjesë e një projektit të financuar nga Millennium Foundation Kosovo/Millennium Challenge Corporation. Merr pjesë Berat Rukiqi, kryetar i OEK-ut; Petrit Selimi, drejtor i MFK-së etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Bëhet ndarja e shpërblimeve për garën “Shkolla ideale” si dhe do të mbahen punëtori për nxënësit dhe mësimdhësit e pranishëm. (Muzeu i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shënohet 40-vjetori i themelimit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe i Sportit dhe mbahet Konferenca e dytë shkencore për Edukim fizik, sport dhe shëndet. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Në kuadër të edicionit të dytë të Showcase-it Teatror të Kosovës do të bëhet promovimi i teatrit kosovar. (Teatri Kombëtar i Kosovës)

  • 11:00

    Organizatat Joqeveritare AVOKO, EC Ma Ndryshe, ISDY, KDI, PRAK prezantojnë raportin e monitorimit të aktivitetit të provokimit “Ndërtimi i pishinës Olimpike në Prizren në vlerë 24 milionë euro”. (Zyra e KDI-së,  “Sheshi i Lidhjes”, Prizren)

  • 11:30

    Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj bën shpërndarjen e pajisjeve dhe mjeteve te punës për bizneset përfituese në kuadër të  projektit të fondit të punësimit. (Palestra e Sporteve “Bill Klinton”, Ferizaj)

  • 12:00

    Shfaqet komedia “Hipokritët ose pacienti anglez”. (Teatri “Oda”, Prishtinë)

  • 13:30

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. (Kabineti i Presidentit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30/ 14:30

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë komunën e Bujanocit. Nga ora 13:30, Matoshi takon kryetarin  e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi; ndërsa nga 14:30 takon kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafa. (Bujanoc)

  • 15:00

    Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit i ShBA-së, njëherësh përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Teatri i qytetit në Gjilan bën shfaqjen në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze “Erdhi Godoja”. (Teatri i Gjilanit)

  • 17:00

    Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) fillon numërimi i votave të diasporës. (QNR, Fushë Kosovë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Bëhet prezantimi i trajnerit të ri të FC Feronikeli. (Stadiumi, “Rexhep Rexhepi”, Drenas)

  • 17:00

    Shoqata “Jezerci” dhe Komuna e Ferizajt promovojnë librin ”Mulla Hamit Guta” të autorit Isak Guta. (ShFMU “Skënderbeu”, Jezerc, Ferizaj)

  • 18:00

    Mbahen garat e Kuranit në nivel të medreseve në Ballkan. Merr pjesë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. (Medresja “Alauddin”, Prishtinë)