Ngjarjet e ditës: 2 nëntor 2019

  • 08:30

    Ministria e Drejtësisë organizon Kuvendin e themelimit të Odës së Ndërmjetësuesve. (Ish-Rilindja, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në kuadër të edicionit të dytë të Showcase-it Teatror të Kosovës, aktorët e njohur Rexhep Mitrovica e Arben Bajraktari do të lexojnë e diskutojnë për “Inkuizitorin e madh”. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Forumi i Gruas i LDK-së, përkrahur nga Fondacioni Konrad Adenauer, mban konferencën “Gratë si forcë shtytëse në politikë”. Konferencën e udhëheq kryetarja e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane, Doris Pack. (Resort “Planet”, Gjilan)

  • 10:00

    Me rastin e 30-vjetorit të rënies, mbahen homazhe te varri i heroit të kombit, Afrim Zhitia. (Fshati Llugë, Podujevë)

     

  • 11:00

    Oganizohet turneu memorial i shahut “Astrit Dehari”. (Shkolla “Abdyl Frashëri”, Prizren)

  • 12:00

    Me rastin e 30-vjetorit të rënies,  mbahen homazhe te varri i heroit të kombit, Fahri Fazliu. (Fshati Llaushë, Podujevë)

  • 13:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Prokurorët në Kosovë ngrisin aktakuza ndaj të vdekurve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Me rastin e 30-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu mbahen homazhe te vendi i rënies së tyre. Marrin pjesë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. (Bregu i Diellit, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Në kuadër të Showcase-it Teatror, jepet shfaqja “UN Inspector”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj)

  • 17:00

    Me rastin e 30-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu mbahet Akademi Përkujtimore. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Në kuadër të Showcase-it Teatror, jepet shfaqja “Sfinga”. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)