Ngjarjet e ditës: 31 tetor 2019

  • 10:00

    Organizata INPO mban konferencën e publikimit të raportit vjetor “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra e BE-së në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthimi organizon panairin e bizneseve me qellim që pjesëtarëve të komunitetit të ju ofrohet mundësia për të paraqitur punimet e tyre, produktet, si dhe për të gjetur lidhjet e reja tregtare dhe rrjetëzim. (Qendra e Kulturës, Shtërpcë)

  • 10:00

    Mbahet dita e dytë e Festivalit të Gjelbër. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Prizrenit (Salla e Kuvendit Komunal, Prizren)

  • 10:00

    Mbahet seanca e rregullt  e Kuvendit Komunal të Gjilanit (Salla e Kuvendit Komunal, Gjilan)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit Komunal, Mitovicë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal, Istog) 

  • 10:30

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezë diskutimi me temën: “Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit: Një perspektivë nga legjislatura e re e Kuvendit”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj mban konferencë për medie. (Selia qendrore e Nismës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet takimi i grupeve punues ndërmjet VV-së dhe LDK-së. (Selia e VV-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Banka Qendrore e Republikës (BQK) së Kosovës ndan çmimet për esenë më të mirë rreth kursimit të financave. Në këtë garë kanë marrë pjesë nxënësit e klasave 6-9 të shkollave fillore të Kosovës. (BQK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    Mbahet diskutimi i hapur me rastin e publikimit të monografisë së Edukimit. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe travvik.info nga Norvegjia mbyllin shfaqjen e filmave dokumentar “Gardianet e Parajsës – zemrat dhe mendja në Korenë e Veriut me shfaqjen e filmit Lufta e Artit”. (Biloteka Kombëtare, Prishtinë)

  • 20:00

    Qendra Multimedia në bashkëpunimin me Teatrin Kombëtar të Kosovës, teatrin e qytetit të Gjilanit dhe teatrin “Adriana” në Ferizaj nisin edicionin i dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës. (Teatrin Kombëtar)