Ngjarjet e ditës: 4 nëntor 2019

  • 10:00

    Studentët e Mjekësisë protestojnë para Rektoratit që nuk u pranuan në këtë fakultet, pas mbylljes së afatit. (Rektorati i UP-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe përfaqësuesit e Organizatës “Terre des hommes (Tdh)” përurojnë Qendrën për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge. (Bashkësia Lokale, lagja e “Muhaxherëve”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet konferencë shtypi me rastin e hapjes së edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival”, PITF2019. (Teatri AAB, Fushë-Kosovë)

  • 11:00

    KB “Sigal Prishtina” mban konferencë për shtyp, ku do të prezantohet sponsori i ri i klubit. (Zyrat e “Sigal Prishtinës”, Pallati i Rinisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Gjakovës ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini, për të diskutuar rreth zhvillimit të Garës Nacionale në Sport si dhe Garës Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i Komunës, Gjakovë)

  • 12:00

    Fillojnë punimet në rrugën Pantinë – Oshlan. Merr pjesë Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj. (Fshati Oshlan, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Prof.Dr. Riza Çavolli. (Administrata Qendrore e UP-së)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik, që udhëhiqet nga Organizata studentore “Reforma”, proteston kundër vendimit të MAShT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës. (Fakulteti Filozofik, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Istogut, ku do të takohet me nënkryetarin e kësaj komune, për të diskutuar rreth zhvillimit të Garës Nacionale në Sport si dhe Garës Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik (Objekti i Komunës, Istog)

  • 15:00

    Mbahet takimi i radhës mes grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së. (Selia e Lidhjes Demokratike, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival”. (Teatri AAB, Fushë-Kosovë)

  • 19:30

    Në kuadër të “Prishtina International Theater Festival”, jepet shfaqja “Bretkosa”, në regji të Burbuqe Berishës. (Teatri AAB, Fushë-Kosovë)