Ngjarjet e ditës: 6 nëntor 2019

  • 10:00

    Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) protestojnë sërish kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie. (Para objektit të MKRS-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve KGjK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    KfW dhe Banka Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim  prezenton rezultatet e studimit të parafizibilitetit për projektin solar për ngrohje “‘’Solar 4 Kosovo / Big Solar Pristine’’. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet konferenca e parë e CIGRE në Kosovë, ku gjatë tri ditëve do të marrin pjesë rreth 200 pjesëmarrës që vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia. Merr pjesë ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Lansohet Rrjeti Ballkanik për Demokraci Lokale për të shënuar fillimin e aktiviteteve të BNLD-së që nga regjistrimi i saj zyrtar në qershor të këtij viti.  (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, Prishtinë)

  • 11:00

    Promovohet libri universitar “Teori dhe strategji të mësimdhënies – Qasja konstruktiviste”, e autorit Xhavit Rexhaj. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet forumi i Grupimit të Profesionistëve të Rinj të Ujit me temë “Edukimi për Zhvillimin e Karrierës së Profesionistëve të Rinj të Ujit”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet takimi i përbashkët i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë ku do të diskutojnë mbi progresin e arritur në procesin e Certifikimit të bazuar në Testim për personelin e kompanive ujësjellës-kanalizime. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Instituti “Riinvest” organizon ceremoninë e nënshkrimit të Kodit të Bizneseve Kundër Korrupsionit. Marrin pjesë: Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi; Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Hapet “Java Japoneze”, organizuar nga Ambasada e Japonisë në Austri dhe Fondacioni Japonez. Me këtë rast mbahet koncert nga Sumie Kaneko (Shamisen, Koto) & Takuya Taniguchi (Taiko). (Kino “Armata”, Prishtinë)

  • 18:00

    Fillon Konferenca Ballkanike dyditore me moton “Ujë për të gjithë’’. Marrin pjesë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka; ai i Mjedisit, Fatmir Matoshi etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:30

    Në kuadër të “Javës Japoneze”, shfaqet filmi “Mori, Vendbanimi i Artistit”. Hyrja është falas. (Kino “Armata”, Prishtinë)