Ngjarjet e ditës: 8 nëntor 2019

  • 09:00

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon punëtorinë me temën “Rëndësia e agjendës 2030 dhe përpilimi i politikave publike në përputhje me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet ceremonia e dorëzimit të çekut si pjesë e përfundimit të  kampanjës “Ushqehu, shijo dhe ndihmo me Buka dhe Schärf” ku 10 % e blerjeve të këtyre produkteve në 6 pika të Meridian Express u dedikua për fondacionin humanitar “Action for Mothers and Children”, (Meridian Express, Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:30

    Vazhdon dita e tretë konferencës ”Uji për të gjithë” në të cilën do të diskutohet siguria e ujit dhe menaxhimi i krizave. (Hotel “Emerald”)

  • 10:00

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Instituti për Planifikim Hapësinor mbajnë tryezë ne rastin e 8 nëntorit “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve”. (MMPH, ish-Rilindja) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) protestojnë sërish kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie. (Para objektit të MKRS-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Universiteti i Prizrenit “Ukshin  Hoti” organizon konferencë për nder të jetës dhe veprës së Prof. dr. Abdullah Zymberit.  (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik, UPz)

  • 11:00

    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi  mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (MAShT, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratave për 85% përfitues të rinj të granteve start-up. Merr pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zyra Kombëtare e Auditimit mban konferencën “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Organizata Studentore “REFORMA” që udhëheqë me Këshillin e Studentëve në Fakultetin e Arteve të Bukura, do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit para të cilës do të mbajnë grevë një orëshe. (Fakulteti i Arteve, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa pas mbledhjes kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, mban konferencë. (Selia e LDK-së, kompleksi “Qafa”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00/ 20:30

    Në kuadër të “Javës Japoneze” shfaqen filmat “Përzierje” (nga ora 18:00) dhe “Bëj sikur të jesh” (20:30). Hyrja falas. (Kino “Armata”, Prishtinë)

  • 19:00

    Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” organizon festivalin e prozës artistike “Fiction Fest”. (Shtëpia e Evropës, rr. UÇK, Prishtinë)