Ngjarjet e ditës 22 janar 2020

  • 09:30

    Gjykata Themelore në Prishtinë shpall aktgjykimin për të dyshuarit e grupit “Syri i Popullit”. (Gjykata Themelore, Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) mban Takimin Rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Ministri në detyrë  i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përuron ambulancat e rinovuara specialistike në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) dhe Klinikën e Syve (Oftalmologjisë). (QKUK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon diskutim për efektet e tarifës 100% në ekonominë  e vendit, një vit pas vendosjes së kësaj mase. (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizojnë homazhe me rastin e 22-vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jasharaj. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID-in për zbatimin e Programit për trajtimin e ndertimeve pa leje. (Ndërtesa e Komunës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendra Rinore, Vushtrri)

  • 13:00

    Qeveria në detyrë e Kosovës mban mbledhjen e radhës, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Shefja e BE-së në Kosovë Natalya Apostolova, takohet me përfaqësues të LDK-së. (Selia e LDK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Lipjanit organizojnë ceremoninë dhurimit të çelesave të 10 shtëpive të reja për familjet nevojtare në komunën e Lipjanit. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, Lipjan)

  • 14:00

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, Kaçanik)

     

  • 18:00

    “Shtëpia e Evropës” organizon diskutimin “Bisedë Inspiruese” me gazetaren Serbeze Haxhiaj. (Shtëpia e Evropës, Rruga UÇK, Prishtinë)

  • 19:00

    Nis Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”. Në natën e parë jepet shfaqja “Bryma e vdekjes” me autor Milazim Krasniqi e regji nga Burbuqe Berisha. (Teatri i Qytetit, Gjilan)

  • 19:30

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell. (Restoranti “Renaissance”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.