Ngjarjet e ditës: 21 janar 2020

  • 09:30

    Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës mban Takimin Rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova, LDK-ja bën homazhe te varri i tij. (Varrezat e Dëshmorëve, Velani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij. (Velani, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:45

    Kryesia e LDK-së bën vizitë në Familjen Rugova, me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova. (Rezidenca e Familjes Rugova, Velani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komuna e Prishtinës shënon Ditën e Arkivit me promovimin e katallogut të dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për medie në lidhje me projektet e ndërtimit në Liqenin e Badovcit. (Qendra e Lëvizjes, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë për medie, ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. (Prokuroria Themelore, Prizren)

  • 12:00

    Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës mban akademi përkujtimore. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e LDK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit “Qyteti në Miniaturë”. (Shkolla speciale për të verbër, Pejë)

  • 15:00

    Me rastin e vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Esat Haxhijaha, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit Afrim Dina, organizon mbledhjen komomerative, në nderim të jetës dhe veprës së tij. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovec)

  • 16:30

    Komuna e Gjilanit organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit, Gjilan)

  • 17:00

    Komuna e Rahovecit organizon debat publik me banorët e fshatit Operushë dhe fshatrave përreth për të diskutuar për krijimin e Zonës Ekonomike. (Shkolla “Lidhja e Prizrenit”, Opertushë, Rahovec)

  • 17:30

    Organizata “Kosovo 2.0” mban diskutimin e radhës ‘’Hajde folim: Kundërsulmi ndaj ndryshimeve klimatike’’. (Zyrat e “Kosovo 2.0”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.