Ngjarjet e ditës 20 janar 2020

  • 09:30

    Zyra e BE-së dhe Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) organizojnë konferencën përfundimtare në kuadër të projektit “Rrjeti i Kosovës për punësim dhe arsim”. Me këtë rast prezantohet raporti i monitorimit për zbatimin e “Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017 – 2021”. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, mban takim me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2019. (Salla e Kuvendit Komunal, Prizren)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës – Legjislatura VII, nën drejtimin e Glauk Konjufcës. (Kuvendi i Kosovës, Salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Prishtinës. (Shkolla “Model”, Prishtinë) ***Kjo ngjarje shtyhet.

  • 12:00

    Presidenti, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin. (Kabineti i Presidentit) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 13:00

    Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore, në dyvjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu. (Shtëpia e Kulturës, Bujanoc)

  • 13:00

    Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) mban konferencë për medie me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me KB “Rahoveci”, për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll. (Zyrat e FBK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Obiliqit. (Shkolla,“Ismail Dumoshi”, Obiliq)

  • 16:00

    Federata Skitare e Kosovës shpall laureatët për vitin 2019 në skitari. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.