Ngjarjet e ditës: 27 janar 2020

  • 10:00

    Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF-Prizren, mbajnë takim në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i OEK-ut, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGjK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrin e Inovacionit, Muszafer Shala. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (Ndërtesa kryesore e Telekomit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, Prizren) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet konferenca “Mbrojtja e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te Obelisku i Hebrenjve, me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) mban konferencën me temën “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” mban manifestimin kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Gjakovë)

  • 11:00

    Në kuadër të aktivitetit tradicional përkujtimor “Flaka e Janarit”, në Rahovec, mbahen homazhe dhe nderime dhe akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, të rënë në Brestoc më 27 janar 1990. (Qendra Kulturore “Mensur Zyberaj”, Rahovec)

  • 12:30

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa, Prizren)

  • 12:30

    Promovohet monografia “Shtegtari i Lirisë – Nesimi Elshani” me autor Qemajl Krasniqi. (Qendra e Kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec)

  • 13:30

    Në kuadër të aktivitetit tradicional përkujtimor “Flaka e Janarit”, në Rahovec hapet ekspozitë e artit pamor. (Galeria në Qendrën Kulturore “Mensur Zyberaj’”, Rahovec)

  • 14:00

    OJQ “Fortesa” dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizojnë diskutimin me temën  “Transparenca dhe llogaridhënia ndaj zgjedhjeve”. (Kuvendi Komunal,  Kamenicë)

  • 15:00

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) mban kuvendin zgjedhor. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Kreu i VV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa takohen për të diskutuar për mundësinë e koalicionit qeverisës. (Kuvendi i Kosovës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Bashkësia Hebreje “Bet Israel Kosova” shënon Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

  • 18:30

    Shënohet 20-vjetori i themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)