Ngjarjet e ditës: 28 janar 2020

  • 09:00

    Shfrytëzuesit e lokaleve në Tregun e Gjelbër protestojnë para Komunës së Prishtinës për projektin e tregut të ri. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme në Ferizaj Aurora Ramadani, mban konferencë për medie. (Objekti i Komunës së Vjetër, Ferizaj)

  • 10:00

    Me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), mbahen seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, për ndërtimet në Liqenin e Badocit. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) publikon hulumtimin rajonal “Evoluojnë apo sillen në rreth: Reformat institucionale dhe legjitimiteti demokratik në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Action for Mothers and Children dhe Koalicioni K10, organizojnë tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Javës Evropiane të kancerit të qafës së mitrës, e mbështetur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara -UNFPA. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuniteti CSP shënon 28 janarin Ditën Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave personale, me punëtorin “Privacy in Digital Age II”- PDA II. Profesori Edmond Hajrizi do të shpalos aktivitet në këtë fushë, pasuar nga ekspertët Tanzer Abazi nga FindBUg, Taulan Sinani dhe Egzon Sinani nga PECB dhe Ekrem Cervadikun nga Operatori “VALA”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Lansohet patforma “Invest in Kamenica”. Marrin pjesë kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përfaqësues nga Organizata “GERMIN”, etj. (Objekti i Komunës, Kamenicë)

  • 11:00

    Mbahet akademi përkujtimore kushtuar dëshmorit Rexhep Alija me rastin e 30 vjetorit të rënies së tij. (Teatri “Adriana”,  Ferizaj)

     

  • 11:00

    Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës (SHGSK), nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Federatën e Sportit Universitar. (Selia e Federatës së Sportit Universitar, Fakulteti Filozofik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Grupi i Asamblistëve komunalë të LDK-së në Prishtinë, mbajnë konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatë Germin, organizon aktivitetin përmbyllës në kuadër të platformës “Invest in Prizren”. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 17:00

    Kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, mbajnë takim bashkë me ambasadorët e Quintit dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.