Ngjarjet e ditës: 29 janar 2020

  • 09:00

    Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” dorëzon shtatë lëndë në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. (Gjykata Kushtetuese, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhje, ku do të votohet për zgjedhjen e një gjyqtari të nominuar nga radhët e Gjykatës së Apelit. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë)

  • 10:00

    Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetje të USAID-it, organizon Konferencën për Publikimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon prezantimin e raportit hulumtues “Përmbledhje e qasjes së Kosovës në deradikalizimin dhe ri-integrimin e qytetarëve të kthyer nga zonat e luftës në Siri dhe Irak”. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Bëhen homazhe në Rogovë të Hasit. (Monumenti i Dëshmorëve, Rogovë, Has)

  • 11:00

    Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës mban konferencë për përgatitjet e dy manifestimeve të 31 janarit, çmimet “Ali Shala” dhe turneu “Burim Hatipi”. (Shtëpia e Sporteve) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komuna e Klinës bën homazhe në nderim të dëshmorëve Vesel Avdyli, Ilir Merturi dhe Naim Gashi. (Varrezat e Dëshmorëve, Grabanicë, Klinë)

  • 12:00

    Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, paraqesin prioritetet e Presidencës së Kroacisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00 - 13:00

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, shënon vitin jubilar të rënies së dëshmorit të kombit, Reshat Ymeri:

    Agjenda:
    Ora 12:00 – Homazhe në varrezat e Dëshmorëve;
    Ora 12:30 – Vënia e kurorave me lule të busti i dëshmorit Reshat Ymeri;
    Ora 13:00 – Vizitë familjes së dëshmorit.

  • 13:00

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton policin Artur Mrasori, i lënduar gjatë aksionit antidrogë në Zhur të Prizrenit. (Reparti i Kujdesit Intenzivë, QKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komuna e Klinës organizon manifestimin tradicional kulturor e përkujtimor, “Flaka e Janarit 2020” në nderim të dëshmorëve Vesel Avdyli, Ilir Merturi dhe Naim Gashi. (Qendra e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë)

  • 14:00

    Qeveria në detyrë e Kosovës mban mbledhjen, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 15:00

    Mbahet ceremonia e varrimit të policit, Sami Thaqi i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit. (Varrezat e fshatit Shkarashnik, Malishevë)

  • 19:00

    Drejtoria për Sport në Komunën e Prishtnës organizon ceremoninë e shpalljes së laureatëve për vitin 2019. (Salla e kuqe, Pallati i Rinisë).