Ngjarjet e ditës: 13 shkurt 2020

  • 09:30

    Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, viziton punimet e deritanishme në zgjerimin e rrugës nacionale N25, Besi – Podujevë. (Gllamnik, në afërsi të shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet aktiviteti “Të mësojmë pak se boll doktoruam”. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ekipi i filmit dokumentar “Bekim Fehmiu” mbanë konferencë në lidhje me realizimin e dokumentarit në fjalë. (Holli i Teatrit Kombëtar, Prishtinë) 

  • 10:00

    Mmbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit Komunal, Prizren)

  • 11:00 - 11:45

    Komuna e Gjilanit mban tri aktivitete.

    Agjenda:

    11:00 – Memorandum mirëkuptimit me organizatën GIZ. (Zyra e Kryetarit)

    11:30 – Kryetari Lutfi Haziri viziton shkollën “Vesel Muja”. (Te Mihirt, afër Bresalcit)

    11:45 – Inaugurimi i palestrës shkollën “Ibrahim Uruqi”, në Bresalc.

  • 12:00

    Bëhet përurimi i librit “Hamleti: njeriu i hijeve”, botim ky i Kolegjit “Biznesi”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet vazhdimi i mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, ku në rend të ditës është zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla e Kuvendit Komunal, Prizren)

  • 13:30

    Kryeministri Albin Kurti pret në takim përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Promovohet monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” me autor doajenin e gazetarisë kosovare, Azem Brovina. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare ky në rend dite është votimi për formimin e komisioneve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryeministri Albin Kurti  merr pjesë në shënimin e Ditës së Komunitetit Ashkali. (Ndërtesa e Qeverisë)
    ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Federata Kosovare e Atletikës organizon manifestimin sportiv të atletikës “Laureatët e vitit– Gala Athletics2019”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Instituti KAF së bashku me partnerët ndërkombëtar nga ShBA, Britania e Madhe dhe Australia, organizon takim informues dhe seminar të vlefshëm për Edukim të Vazhdueshëm Profesional. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 18:00

    Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada Franceze prezantojnë videoklipin e këngës “Paris” nga këngëtarja dhe shkrimtarja Vlera Kastrati e cila publikoi në vitin 2019 kujtimet e saj autobiografike “Anatomia e shpirtit të një gruaje kosovare”. (Aleanca Franceze, Prishtinë)

  • 19:00

    Bëhet promovimi i librit artistik “Flirting with Leftovers”, me autore Koja. (Fondacioni  “Shtatëmbëdhjetë”, Prishtinë)

  • 20:00

    Baleti Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “Carmen”, me koreografi nga Natalia Osipova. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)