Ngjarjet e ditës: 14 shkurt 2020

  • 09:30

    Komuna e Gjilanit bën prezantimin e programit “Vrojtuesit e lagjes”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Gjilan)

  • 10:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, nën kryesimin e Valdete Dakës. (Zyrat e KQZ-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë, organizojnë konferencën “Faza përfundimtare: Rifillimi i Dialogut Kosovë-Serbi”, ku do të publikohen gjetjet e raportit Barometrit Kosovar të Sigurisë – Edicioni special mbi Dialogun Kosovë-Serbisë. (Hotel “Sirius”Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Instituti GAP, Instituti i Prishtinës për Studime Politike, dhe Grupi për Studime Juridike organizojnë tryezë diskutimi, ku do të prezantojnë raportin “Kapacitetet dhe pavarësia e institucioneve për ndihmë shtetërore”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:45

    CHwB Kosovo dhe IBPE Shkup organizojnë ekspozitën e projektit “Iniciativa për shkëmbim kulturor ndër-kufitarar”. (Shtëpia e Kulturës, Viti)

  • 11:00

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban tryezën me temën “Publikimi i raportit të monitorimit të NARIC Kosova: Sfidat e procesit të njohjes së diplomave”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë Analizën e Pulsit Publik për Pajtimin dhe Bashkëjetesën në Kosovë. (Zyrat e UNDP-së, Rr. “Zagrebi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari Haziri mban ligjëratë para studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” me temë “Shtet ndërtimi i Kosovës”. (Universiteti i Gjilanit)

  • 12:00

    Universiteti i Prishtinës (UP) promovon librin “50 Vjet Universiteti i Prishtinës”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe rrjeti i marketeve Viva Fresh Store organizojnë “Javën e Prodhimeve Vendore 2020”, për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. (“Viva Fresh Store”, Veternik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komuna e Gjilanit inaguron Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Llashticë. (Fshati Llashticë, Gjilan)

  • 13:00

    Mbahet diskutim publik me temën “Kush e rrëmbeu dialogun Serbi-Kosovë?” si dhe promovohet edicioni i ri “Kosova 1999-2019: Një Krizë e Pengjeve”.  (Zyra e Kosovo 2.0, te Furra “Qerimi 1”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban konferencë për medie ku do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos. (Zyrat e FBK-së, Arbëri, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komuna e Rahovecit mban tryezë diskutimi me historianë. (Biblioteka e qytetit “Sulejman Krasniqi”, Rahovec)

  • 14:00

    Komuna e Istogut organizon ekspozitë artistike të nxënësve të shkollave të komunës, pçr nder të Ditës së Pavarësisë. (Qendra e Kulturës, Istog)

  • 15:15

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku do të pritet në takim nga rektori i UP-së, Marjan Dema. (Rektorati i UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 16:00

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, mban konferencë për media në të cilën do të prezantohen aktivitetet për shënimin e Përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) hap ekspozitën festive të 12-vetorit të Pavarësisë së Kosovës. (AShAK, Prishtinë)