11 rregulla për hartimin e një rezymeje profesionale

Prishtinë | 10 Kor 2023 | 07:09 | Nga Ekonomia Online

Nëse jeni duke aplikuar për një punë ose pozicion konkurrues, ju e dini që menaxherët e punësimit duan më të mirën nga më të mirët, dhe kjo do të thotë se të gjitha materialet e aplikimit që i paraqisni duhet të jenë pa gabime dhe të krijuar në mënyrë të përsosur. Kjo është e domosodoshme!

Por a ka diçka tjetër që mund të bëni në mënyrë që rezymeja juaj të jetë më konkurruese?

Në një video të Google, rekrutuesja Rebecca dhe inxhinieri Kendall tregojnë sekretet e tyre. Dhe duke qenë se Google interviston më shumë se 50,000 kandidatë në javë, jemi të sigurt se ata e dinë se çfarë po flasin.

Ekonomia Online ju sjell 11 “sekretet” e dy ekspertëve të punësimit të Google.

Jini të qartë dhe mos kini frikë të mburreni

Jini të saktë në përshkrimin e përvojës suaj të punës, por mos u turpëroni kur bëhet fjalë për përshkrimin e suksesit tuaj në punët e mëparshme.

Mbajeni rezymenn tuaj të shkurtër, në vetëm një ose dy faqe

Përfshini vetëm informacionin kryesor dhe editoni, editoni, editoni.

Përdorni gjuhë të orientuar drejt veprimit

Përdorni folje të tilla si “zhvilluar”, “menaxhuar”, “udhëhequr”, etj.

Përgatiteni rezymenë posaçërisht për një vend të caktuar të punës

Lexoni përshkrimin e punës dhe studioni si është shkruar. Pastaj, shkruani fjalët e posaçme posaçërisht për këtë përshkrim – duke ia përshtatur detyrat dhe kërkesat.

Përdorni shembuj dhe të dhëna

Ju duhet të jeni në gjendje t’i theksoni arritjet tuaja në pozicionin aktual dhe në ato të kaluarat, me të dhëna dhe shembuj që i mbështesin ato.

Specifikoni në mënyrë të qartë informacionin e rëndësishëm.

Formati PDF është gjithnjë më i preferuari

Dërgoni versione PDF të rezymes tuaj për punëdhënësit e ardhshëm, jo ​​Microsoft Word, Apple Pages ose formate të tjera softuerësh.

Formati duhet të jetë i pastër, i thjeshtë dhe i qëndrueshëm

Mbajeni formatin e pastër dhe të organizuar. Rreshtoni kolonat dhe shkronjat.

Gjithmonë kontrolloni edhe një herë për gabime të mundshme

Sipas një studimi të CareerBuilder (platformë punësimi), 58 për qind e rezymeve përmbajnë gabime. Jini të kujdesshëm për gabimet gramatikore, përndryshe, një menaxher punësimi do të mendojë se ju nuk i kushtoni vëmendje detajeve.

Përdorni “bullet points” kurdo që të mundeni

Bullet points i bëjnë dokumentet të duken më interesante për lexuesin.

Përqendrohuni në rezultatet dhe ndikimin

Siç shpjegon ish ekzekutivi i Google Laszlo Bock, fillojeni fjalinë me një folje aktive, arritjet tuaja gjithnjë përshkruani në baza numerike dhe detajoni çfarë keni bërë për t’i arritur qëllimet e tua.

Po e marrim si shembull aplikimin për pozitën e punës- Mbikëqyrës i shitjes. Në vend se të shkruani:

I kam përmbushur detyrat vjetore të planit të biznesit për të ardhurat nga shitja me shumicë, shpenzimet e shitjes dhe për markën.

Kështu do të ishte më mirë:

Si anëtar i ekipit, i kam arritur 158% të numrit të synuar të kontakteve me klientët (80 kontakte në javë) dhe 192% të kohëzgjatjes së targetimit të synuar (20 minuta për klient).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme