12 të vërtetat e pakëndshme për biznesmenët

Prishtinë | 19 Gus 2023 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Pse tregimet e ndërmarrësve të suksesshëm rrallë prekin refuzimet e errëta dhe të pathëna të cilat janë përfaqësueset më të mëdha të ndërmarrësisë?

Ndoshta për shkak se tregimet e dëshpërimit, ankthit, frikës dhe dyshimit rrallë kualifikohen si inspiruese. Ose për shkak, se askush nuk dëshiron të dëgjojë për dëshirën e pakontrolluar të një ndërmarrësi për t’u fshehur nën tavolinën e tij.

Në realitet, tregimet e ndërmarrësve janë rrallë inspiruese, sepse ngjashëm si kërkimi për dashurinë e vërtetë, ndërmarrësia gjithmonë fillon e sikletshme, e ngathët, e mbushur me pasiguri dhe me surpriza të shumta përgjatë rrugës. Këtu janë disa nga befasitë që ndërmarrësit mund t’i presin.

Ju nuk do të keni para të mjaftueshme asnjëherë

Shumë ndërmarrës dështojnë, sepse nuk vendosin saktësisht se sa para u nevojiten për të zhvilluar dhe lansuar një ide. Ata të cilët ia dalin shumë shpejtë e kuptojnë se paratë janë gjithçka, dhe mbajtja ose rritja e kapitalit të mjaftueshëm është aq e pamundur sa të rrisni pemën tuaj të parave.

Niveli juaj i shkollimit do të jetë një zbukurim i mirë i murit

Të gjitha modelet e biznesit të cilat i mësoni në shkollë do ju përgatisin shumë pak për të panjohurat e ditës tuaj të parë si ndërmarrës. Në fund, këshilla më e mirë që e kam pranuar si një profesionist i ri, nga shkuarja në shkollë dhe nga punët për përvojë, ishte kjo: Mënyra e vetme për të mësuar se si është të jesh një ndërmarrës është të bëhesh i tillë.

Ju dini shumë pak

Ndërmarrësit kanë vetëbesim, por ajo që lëndon më së shumti ndërmarrësit e rinj është vetëbesimi i tepruar. Besimi se dini gjithçka  dhe se keni të gjitha përgjigjet e duhura shpejtë do të zëvendësohet me pranimin e gabimeve në ditën e parë.

Ju nuk jeni supernjeri

Ndërmarrësit shpejtë mësojnë se nuk mund të kenë sukses vetëm. Për t’u rritur dhe për të mbajtur një biznes të suksesshëm, ju duhet të rrethoni veten me njerëz  të kualifikuar dhe të talentuar, shpesh më të kualifikuar dhe të talentuar se ju.

Ju nuk mund të keni tortën dhe ta hani atë gjithashtu

Mirëkuptimi se nuk mund t’i bëni të gjitha vetëm dërgon drejt realitetit se ju keni nevojë për një apo më shumë partnerë. Një partner i mirë mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit, punëve dhe përgjegjësive, dhe pronësia e ndarë është një motivues i fuqishëm dhe një mënyrë efikase për të tërhequr dhe për të mbajtur talentët e mirë. Mirëpo, do të thotë se ju duhet të dorëzoni disa nivele të pronësisë dhe kontrollit, një gjë e vështirë për shumë ndërmarrës të rinj.

Ju do të pushoni dikë nga punë në fund

Njëri prej veprimeve më të vështira që një ndërmarrës do të bëjë është të largojë dikë nga kompania. Hera e parë që e bëni këtë, do të jetë shumë e parehatshme dhe përplot ndjenja të lënduara. Mirëpo është një detyrë e nevojshme, pavarësisht se a është për të eliminuar dikë i cili po shton pak vlera ose për shkak të rrethanave ekonomike.

Ju duhet të jeni një udhëheqës

Për shkak se tashmë keni aksionarë, ju duhet t’i udhëhiqni ata. Udhëheqja nuk është gjithmonë një tipar natyral për ndërmarrësit e rinj, dhe përderisa udhëheqja mund të mësohet, ndërmarrësit duhet të jenë të përgatitur për atë rol që nga dita e parë.

Ju jeni përgjegjës për gjithçka

Për disa ndërmarrës të rinj të cilët kanë punuar gjithmonë në pozita të ulëta, fakti se nuk kanë dikë për t’ua kaluar përgjegjësitë dhe fajet është një realitet i vështirë.

Ju nuk do të keni kohë të lirë

Pritshmëria se ndërmarrësit caktojnë oraret e tyre nuk është e vërtetë, vetëm nëse e kuptoni se biznesi juaj është orari juaj. Ndërmarrësit e rinj rallë janë të përgatitur për ‘’mallkimin e ndërmarrësve’’ ose emocionet irrituese që kanë kur të qenit i zënë do të thotë se nuk kanë kurrë kohë personale, por nuk do të thotë se nëse jeni të zënë nuk po shkon diçka me biznesin tuaj.

Ju kontrolloni pothuajse gjithçka

Ndërmarrësit kanë dëshirë të jenë nën kontroll, por shumica do t’a mësojnë se pjesa më e madhe e problemeve dhe sfidave të tyre janë tërësisht jashtë kontrollit të tyre. Sa më shpejtë që e mësoni këtë, aq më shpejtë mund të ktheni fokusin tuaj në zgjidhjen e atyre sfidave të cilat mund t’i kontrolloni.

Askush nuk dëshiron që ju të dështoni

Frika dhe njolla e dështimit është ajo që i ndalon shumë njerëz nga kalimi në ndërmarrës. Ajo që ndërmarrësit e rinj e kuptojnë shpejtë është se dështimi nuk është në interesin e askujt, kështu që të gjithë aksionerët tuaj do të punojnë me ju, aq gjatë sa ju mbani lidhje me ta gjatë kohërave të vështira.

Por ju do të dështoni

Një gjë e sigurt për ndërmarrësinë është se suksesi rrallë vjen pa dështimin. Dështimi është mënyra më efikase e mësimit të çdo gjëje në këtë listë, dhe vetëm atëherë kur ndërmarrësit mësojnë të pranojnë dhe të mësojnë nga dështimet mund të ngrihen nga secili dështim dhe të bëhen ndërmarrës më të mirë.

Në jetë rrallë kemi mundësinë të shkëlqejmë në diçka në tentimin e parë. Në fakt, përmes përsëritjeve bëhemi të mirë në diçka. Aq gjatë sa ndërmarrësit e rinj e pranojnë këtë, ata do të jenë më pak të lënduar nga befasitë të cilat i presin në tentimin e tyre të parë.

Mirëpo, duhet t’a dini se mund të keni nevojë për disa seanca personale për t’a kuptuar këtë dhe nuk ka asgjë të keqe këtu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme