3 gjëra që duhet t’i kërkoni nga puna juaj e parë

Prishtinë | 24 Gus 2023 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

Gjetja e punës së parë nuk është e lehtë dhe shpeshherë ne duhet të zgjedhim midis pak alternativave. Sidoqoftë gjatë kërkimit për punë duhet të keni parasysh 3 elementë të rëndësishëm për të zgjedhur ofertën më të mirë.

1. Një menaxher i mirë

Prania e një menaxheri të mirë gjatë viteve të para të karrierës do ju ndihmojë shumë gjatë viteve tuaja të punës. Të punosh me dikë që është i talentuar dhe i gatshëm t’ju ndihmojë të zhvilloheni është një fillim i mbarë për ju. Një menaxher demotivues është humbje kohe për karrierën tuaj profesionale. N.q.s jeni në një skuadër të mirë pune, sigurohuni të bëni më të mirën . Zhvilloni aftësitë tuaja në projektet që do të punoni dhe qëndroni sa më aktivë. Të jesh i ri është një avantazh i madh, për sa kohë ju keni ëndrra të mëdha dhe energji krijuese. Një menaxher i mirë do t’iu shtyjë për t’u marrë me projekte që zhvillojnë karrierën tuaj. Asgjë e dobishme nuk mund të përfitohet nga një menaxher i paaftë. Zgjedhja që të punoni me nje menaxher të talentuar është e rëndësishme për rritjen tuaj profesionale.

2. Zhvillimi profesional

Gjetja e një ambjenti zhvillues krijon mundësi të reja për rritjen tuaj profesionale. Mendoni për njerëzit që kanë zgjedhur të punojnë për kompanitë më të mira në treg. A ishin këta persona më pak të zgjuar se miqtë e tyre që punojnë në kompani me pozita jo të forta? Ndoshta jo. Aftësia e punonjësve të kompanive më të mira është se ata punojnë dhe kërkojnë gjithmonë të zgjerojnë talentet e tyre. Rritja juaj profesionale krijon gjithmonë mundësi të reja pune. Gjatë fillimeve tuaja, ju duhet të jeni të gatshëm të punoni me projektet më të reja që vijnë në kompani. Merrni përsipër sfida, bëhuni zgjidhës problemesh dhe zgjeroni aftësitë tuaja. Kompanitë mediokre ia u bëjnë të vështirë një gjë të tillë.

3. Suksesi financiar i kompanisë

Shumica e punonjësve të rinj në kompani nuk i kuptojnë apo nuk kanë njohuri për fitimet dhe humbjet e biznesit. Të jesh i aftë të kuptosh vendimet që ndihmojnë ose dëmtojnë suksesin financiar të kompanisë është e rëndësishme. Ngulmoni që të lexoni paraprakisht pasqyrën financiare të biznesit që doni të punoni. Kjo analizë financiare do ju ndihmojë të kuptoni se si bëhen paratë dhe a ia vlen të investoheni apo jo. Pavarësisht skuadrës që do bëheni pjesë, qoftë kjo skuadra e projektimit të produktit, marketingut, shitjes apo financës, ju duhet të kuptoni se si lëviz paraja brënda kompanisë. Në të ardhmen kur do ju duhet të merrni vendime që ndikojnë direkt në rritjen e biznesit, ju do të dini gjendjen financiare brënda kompanisë. N.q.s nuk dini të bëni një analizë financiare të thjeshtë të kompanisë ku punoni, atëherë më e mira është të merrni klasa apo të ndiqni kurse online në këtë fushë. Ja vlen të shpenzoni disa netë për të mësuar këto njohuri.

Këto janë 3 elementët kryesorë që duhet të keni në mendje para se të zgjidhni një punë të re: një menaxher i mirë, një kompani në rritje dhe analiza e parasë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme