5 fraza që ju bëjnë të dukeni pasiv agresiv! Njerëzit e suksesshëm bëjnë këto 3 gjëra

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Sot, jetojmë në një botë ku biznesi, diplomimi dhe madje edhe marrëdhënie të tëra kryhen pas një ekrani. Si rezultat, zhgënjimi dhe keq-komunikimi i punonjësve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Mendoni vetëm keqinterpretimet nga leximi i email-eve, duke çuar në orë të pafundme të humbura dhe ankth të shtuar.

Për mirë apo për keq, komunikimi digjital, qoftë përmes email-it apo mesazheve direkte në platforma si Slack, nuk na lejon të shohim reagimet e menjëhershme të njëri-tjetri. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë mënyra për të shprehur “me mirësjellje” acarimin. Fjala kyçe është “me mirësjellje”, por jo gjithmonë interpretohet në këtë mënyrë.

Ndaj le t’u hedhim një sy pesë frazave më të zakonshme që përdorin punonjësit që në fakt i bëjnë ata të duken pasivë agresivë:

  • “Sa i përket email-it tim të fundit…”

Çfarë do të thotë në të vërtetë: “Ju nuk e keni lexuar vërtet atë që kam shkruar. Kini vëmendjen këtë herë!”

  • “Për referencë në të ardhmen…”

Çfarë do të thotë në të vërtetë: “Më lejoni të korrigjoj ‘gabimin’ tuaj që e dinit se ishte i gabuar”.

  • “Po e hedh këtë në krye të inbox-it tuaj…”

Çfarë do të thotë në të vërtetë: “Ti je shefi [ose punonjësi] im. Kjo është hera e tretë që jua kërkoj këtë gjë. Kam nevojë që ju ta kryeni këtë punë”.

  • “Po sigurohem që jemi në të njëjtën faqe…”

Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë: “Po përpiqem të mbuloj veten time këtu dhe po sigurohem që të gjithë ata që i referohen këtij email-i në të ardhmen të dinë se unë kisha të drejtë gjatë gjithë kohës.”

  • “Duke shkuar përpara…”

Çfarë do të thotë në të vërtetë: “Mos e bëni më kurrë atë gjë”.

Ka të ngjarë që ju të keni përdorur një nga këto fraza më parë, pa e kuptuar që ato mund të perceptohen si pasive agresive.

Këtu janë tri gjëra që bëjnë komunikuesit e suksesshëm:

  • Mos iu përgjigj mesazheve ose email-eve kur je i zemëruar ose i frustruar

Kjo parandalon keq-komunikim, kohë të humbur dhe zhgënjim. Nëse ndiheni të rrëmbyer emocionalisht, ruajeni mesazhin tuaj të email-it si draft dhe rishikojeni dhe dërgojeni kur të jeni në humor më të mirë.

  • Supozoni qëllim të mirë

Në vend që të vini në dukje gabimin e dikujt, vendoseni veten në vendin e tij dhe pyesni veten: “Cilat janë disa arsye pse ai mund ta ketë bërë këtë gabim?”

  • Tregoni ndjeshmëri dhe inkurajim

Zëvendësoni fjalët imperative si “Bëje këtë” me fraza të kushtëzuara si “A mund ta bësh këtë?” Kur jepni komente, fillojeni mesazhin tuaj duke shprehur vlerësim me përdorimin e fjalëve si “Faleminderit për [X]” ose “Punë e shkëlqyer në [X]”.

Nëse shefi juaj, apo edhe një klient, ju dërgon një email pasiv agresiv, luftoni instiktin për të dërguar një përgjigje edhe më “agresive”. Ulja e komunikimit tuaj në nivelin e tyre vetëm do të përshkallëzojë tensionin dhe do të rrisë ankthin. (CNBC)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme