5 gjenerata në vendin e punës

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 07:30 | Nga Ekonomia Online

Kur bota duket më e ndarë se kurrë, bashkimi i gjeneratave në vendin e punës mund të ketë dobi për biznesin tënd.

Për çdo natë, dëgjojmë lajmet se si jemi të ndarë më shumë se kurrë. Por, kur hyj në zyrën time çdo mëngjes, unë kaloj para 5 gjeneratave të kolegëve, të gjithë duke punuar së bashku me nivel të lartë bashkëpunimi dhe fokusi, secili duke sjellë njohuri dhe ekspertiza unike nga përvojat e tyre individuale gjithashtu prezantues së gjeneratës së tyre.

Si një vrojtuese e trendeve, unë e shoh këtë si realitet të ri, duke fuqizuar markat dhe bizneset në mënyrë të mençur. Me një shkallë më të lartë të talentëve në vendin e punës më shumë se kurrë, kompanitë kanë qasje në një grup të pabesueshëm të shkathtësive dhe dijes, e cila është lajm i mirë. Derisa peizazhi i biznesit vazhdon të përshpejtohet, neve na nevojiten të gjithë ata.

Por kjo nuk do të thotë se organizatat mund të menaxhojnë këto ndarje, dhe aq më pak të përdorin ato për të mira konkurruese. Duke kuptuar tiparet e çdo gjenerate do të ndihmojë organizatat të shfrytëzojnë stilet e tyre të ndryshme dhe njohuritë që të zgjerojë audiencën e tyre.

Punonjësit e lindur në vitin 1940 erdhën në vitin 1950 dhe në fund të 1960, në një kohë të hierarkive organizative dhe medieve monollite. Shumë menaxherë gabimisht kanë përshtypjen se ata kanë mbetur në atë mentalitet. Këta janë punonjës më aftësi të veçanta. Ata kanë një aftësi të veçantë të kuptojnë strukturat dhe objektivat komplekse, ata kuptojnë situatat gjithëpërfshirëse, duke lidhur tregimet në mënyrë emocionale që i lidhin ata në vend se t’i ndajnë dhe një aftësi admiruese që nuk brengosen për gjëra të vogla.

Punonjësit e lindur në vitin 1950 u formuan nga risi intensive, nga paslufta në Beatlemania për të drejtat civile, antiluftarak dhe lëvizjet e grave. Ata e dinë vlerën jo vetëm të strukturës por edhe të rebelimit kundër tij. Ata kanë aftësi të vënë në pyetje autoritetin dhe, në të njëjtën kohë, të jenë me autoritet. Kjo është një dhuratë e mirë në një kohë që treguesit e markave duhet të bindin, angazhohen dhe të përtërihen.

Punonjësit e lindur në vitin 1960 formuan kujtimet e tyre të para gjatë kohës kur traumat kulturore si vrasjet, protestat, luftërat, akuzat dhe trazirat tronditën familjen bërthamore. Ata përjetuan lindjen e gjithçkaje nga diskotekat, muzika punk dhe hip-hop, dhe lufta kundër drogës. Ky grup është premtues, emocionues dhe i fuqishëm në pjesëmarrjen dhe transformimin në një nivel më personal. Ata kanë respekt ndaj përpjekjeve dhe rebelizmit dhe e dinë se kur t’i zmadhojnë gjërat.

Punonjësit e lindur në vitin 1970 pragmatistët e pakënaqur të Gjeneratës X, u ftuan në aheng pasi të gjithë ikën, pastaj u kërkuan që të pastrojnë. Edhe pse më së paku të ndjeshëm, ata janë gjithashtu më të shkathëtit. Ata sjellin doza te skepticizmit dhe vlerësim të fokusuar në rezultate. Gen Xers shkuan në Universitet para e-maileve dhe internetit por u adaptuan shpejtë, duke larguar veten nga puna e tmerrshme në market në fillimet e vitit 1990. Kur dështuan, kjo forcoi cinizmin e tyre dhe ndërkohë duke forcuar ndjenjën e tyre të mundësisë. Ata janë menaxherë dhe urë-ndërtues në mes të të gjitha gjeneratave.

Punonjësit e lindur në vitin 1980, apo milenialët janë kritikuar shumë. Klishetë rreth tyre janë shumë të lodhshme të përsëriten dhe shumë të pavërteta. Shumë përjetuan sulmin 9/11 në moshë të hershme dhe hynë të detyruar të punojnë në nje krizë financiare. Dhe unë po ju them: Falë Zotit që ata arritën. Ne kemi nevojë shumë për lidhjet, për mungesën e paragjykimeve dhe energjisë që të n’a ndihmojnë të ecim përpara. Ata kanë aftësi intuitive për lidhje dhe neveri ndaj strukturave të rënda.

Punonjësit e lindur në vitin 1990, Gjenerata Z, tani kanë filluar karrierat e tyre. Si gjyshërit e tyre, me të cilët ata shumë shpesh janë të afërt, kanë ardhur në një kohë të luftës dhe krizës financiare. Ata i shohin gjërat digjitale si mjet(profesional dhe social) që lehtëson lidhjet, më shpesh në botën reale se sa në media sociale. Të ndjeshëm dhe pranues, ata janë bashkëpunues dhe realistikë ndaj sfidave. Gen Zers prezanton disa nga gjeneratat më të mira të kaluara më të mira, por ata janë sigurisht shumë të rinj dhe kanë nevojë për udhëzime dhe njohuri që të gjitha ato gjenerata mund të ofrojnë.

Vetëm të mendosh për të gjitha forcat e secilit më bën të emocionuar për mundësitë e bashkëpunimit. Nëse do të mund të ndërtoja një ekip prej pesë anëtarësh për komunikime të sotshme, unë shumë shpejt do të zbatoja dhe përvetësoja ato shkathtësi. Janë me fat të gjithë ata, që janë këtu, dhe të gatshëm të bashkëpunojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme