5 gjërat që duhet t’i bëni para se të kërkoni një ngritje rroge

Prishtinë | 23 Kor 2023 | 07:09 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë kanë të drejtë të bëjnë përparim më punë dhe të kërkojnë një rritje të karrierën e tyre.

Këtu janë disa hapa si ta arrini më lehtë këtë gjë:

Merrni më shumë përgjegjësi

Para se të kërkoni një ngritje, duhet ta fitoni atë, prandaj në muajt që vijnë deri në shqyrtimin tuaj, filloni të merrni më shumë përgjegjësi në zyrë. Bëhuni vullnetar për të udhëhequr një projekt, për të marrë pjesë në një konferencë dhe për të sjellë njohuri të specializuara, ose për të gjetur një zgjidhje për një problem në ekip etj.

Bashkohuni në diskutime

Kur merrni pjesë në mbledhje, takime apo diskutime të ndryshme me eprorët apo kolegët tuaj, sigurohuni që të flisni ose të kontribuoni më shumë. Kjo do ju bëjë të mësoni më shumë prej tyre, të prezantoni më mirë veten tuaj para tyre si dhe të krijoni lidhjet e duhura.

Vlerësoni veten tuaj

Ndërkohë që po bëni gjithë këtë punë të mrekullueshme, mbani shënim të gjitha arritjet tuaja, email-et që lavdërojnë punën tuaj, fitoret e arritura dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë më arritjet tuaja profesionale. Është e rëndësishme të njihni vlerën tuaj. Përdorni listën tuaj si një inspirim për të biseduar vetë me mbikëqyrësin tuaj, pasi shefi juaj nuk mund të jetë i vetëdijshëm për të gjithë të mirat që po bëni.

Bëni saktë llogaritë

Kur kërkoni një rritje rrogë, qëndroni të arsyeshëm në atë që kërkoni. Sigurohuni që vlera ka kuptim brenda kompanisë dhe departamentit tuaj. Gjithashtu edhe pozicioni, koha e shpenzuar, kualifikimet profesionale duhet të jenë brenda vlerave që kërkohet nga kompania.

Praktika e bën të përsosur

Praktikoni atë që do të thoni para takimit me shefin tuaj. Mësoni si të nisni një bisedë, si të paraqisni siç duhet arritjet tuaja dhe si të shprehni saktë kërkesat që keni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme