5 hapa drejt lirisë personale

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 23:52 | Nga Ekonomia Online

Gjetja e lirisë që e dëshironi kërkon një plan të zgjuar dhe punë të vazhdueshme.

Nëse po kërkoni të keni liri të vërtetë në karrierën tuaj dhe të gjeni më në fund një punë e cila ju mundëson lirinë që e dëshironi, atëherë nuk ka rrugë më të mirë se sa të bëheni ndërmarrës. Mirëpo, për shumë njerëz, të vendosurit se si dhe çfarë do të thotë të jesh ndërmarrës është sfida më e madhe. Ju mund të dini se doni lirinë e të qenit shefi i vetes, por mund të mos e dini se si të arrini aty. Këtu janë pesë hapa të cilët mund t’i merrni në rrugëtimin tuaj që të bëheni një individ i lirë dhe i suksesshëm.

Bëni një listë të shkathtësive tuaja

Para se të krijoni një karrierë për veten duke përdorur shkathtësitë tuaja, ju duhet të dini se cilat janë ato. Merrni kohën për të shkruajtur të gjitha shkathtësitë që i keni. Tregohuni të sinqertë me veten dhe mendoni se çfarë shkathtësi posedoni me të vërtetë, jo vetëm ato të cilat dëshironi t’i keni. Kjo do të jetë baza juaj për të vendosur se çfarë mund të bëni me të ardhmen tuaj.

Shkruani të gjitha qëllimet tuaja në jetë

Që të filloni të zhvilloheni dhe të ndërtoni të ardhmen tuaj ju duhet të dini se çfarë do të bëni. Merrni kohën për të shkruar të gjitha qëllimet që keni në jetë. Përdorni këto qëllime për të ju motivuar në përpjekjet tuaja drejt lirisë. Çfarë dëshironi me të vërtetë? Të fitoni një sasi të caktuar të parave? Të blini një shtëpi? Të udhëtoni? Mendoni dhe shkruani ato.

Shkruani punët tuaja të ëndrrave

Cila është puna juaj e ëndrrave? Çfarë lloji të punës do të bënit nëse bota do të ishte e hapur për ju? Shkruani se cilat janë ato dhe ndaloni së menduari ato si ëndrra. Çfarë po ju ndalon nga realizimi i asaj ëndrre? Një listë e punëve të ëndrrave do ju ndihmojë të kuptoni se çfarë dëshironi me të vërtetë nga një karrierë.

Gjeni mënyra për të kombinuar shkathtësitë tuaja dhe punën e ëndrrave për të arritur qëllimet tuaja

Mendoni se cilat janë punët e ëndrrave tuaja. Pastaj, merrni kohën për të menduar se çfarë shkathtësi keni. Ku kryqëzohen ato dy gjëra? Çfarë shkathtësi keni për momentin të cilat mund të ju ndihmojnë të gjeni rrugën tuaj drejt ëndrrave? Me siguri se ka ndonjë përkim, ju vetëm duhet të jeni kreativë në gjetjen e asaj.

Punoni çdo minutë të çdo dite

Këta hapa janë vetëm gjysma e betejës. Ju duhet të punoni çdo minutë të çdo dite që t’i bëni ata hapa realitet. Ju gjithashtu duhet të keni strategjinë e duhur.

Gjetja e lirisë që e dëshironi nuk do të jetë një rrugëtim i lehtë ose një detyrë e thjeshtë. Ju duhet të punoni shumë. Mirëpo, nëse ia dedikoni kohën çdo dite duke punuar në realizimin e këtyre gjërave ju mund të filloni të gjeni suksesin dhe të ardhmen të cilën gjithmonë e keni dëshiruar.

Mbani këta hapa në mendje nëse po kërkoni të fitoni lirinë të cilën gjithmonë e keni dashur. Ato mund të jenë rruga juaj drejt një të ardhme më të suksesshme. (Timothy Sykes/Entrepreneur)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme